e dielë, 27 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 11 mars 2010 12:11.MD
Radio Bullgaria Lajme

Deficiti gjatë marsit do të jetë më i vogël, muajin prill do të dalim me plus, prognozon Simeon Djankov 

Gjatë marsit pritet që deficiti i buxhetit të Bullgarisë të jetë më i vogël, kurse muajin prill vendi të dalë me plus, prognozoi ministri i financave Simeon Djankov në parlament. Ai shpjegoi deficitin më të madh gjatë janarit dhe shkurtit me faktin se iu kthye biznesit TVSh-ja, si edhe meshlyerjen e detyrimeve të vjetra të kabinetit të mëparshëm. Zoti Djankov theksoi se tani më e rëndësishmja është të mos ketë presion mbi buxhetin nëpërmjet harxhimeve suplementare. Ai shtoi se buxheti 2010 është i mirë dhe qeveria i respekton parametrat e parashikuar në të. Simeon Djankov i siguroi deputetët se po të ketë të ardhura suplementare, ato do të vijnë në fund të vitit. Rrogat në sektorin shtetëror janë të tilla siç lejon buxheti, i cili është restriktiv gjatë këtij viti, shtoi Djankov. Ai tha se ka një rritje të eksportit mujor të Bullgarisë për në Evropë dhe në botë gjatë dy muajve të fundit me 13,1%. Sipas ministrit të financave këto të dhëna pohojnë prognozën e kabinetit për dalje nga kriza në mes të vitit.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com