e dielë, 27 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 16 mars 2010 6:47.MD
Radio Bullgaria Lajme

Përfundoi vizita e kryetares së parlamentit bullgar Cecka Caçeva në Moskë 

Projektet energjetike ishin në qendrën e bisedimeve të kryetares së Kuvendit Popullor Cecka Caçeva në Moskë gjatë ditës së dytë të vizitës së saj zyrtare në Rusi. Pas takimit me kryetarin e Dumës ruse Boris Grizlov, Caçeva deklaroi se projektet energjetike, në të cilat merr pjesë Bullgaria, përfshi gazsjellësi “Rryma jugore”, duhet të jenë transparente dhe me parametra të qartë teknikë dhe financiarë. Në përgjigje të pyetjes në se Bullgaria do të përfshihet në planet për mbrojtjen kundërraketore amerikane, Cecka Caçeva tha se dislokimi eventual i elementeve të këtij sistemi nuk është diskutuar as në parlament, as në qeveri. Vizita zyrtare në Moskë e delegacionit parlamentar bullgar qe shumë e dobishme, tha në përfundim kryetarja e parlamentit bullgar.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com