e dielë, 27 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 2 shtator 2010 4:45.MD
Radio Bullgaria Lajme

Kryeministri Bojko Borisov paraqiti para Parlamentit një raport për prioritetet e vendit gjatë kryesisë belgjiane të BE-së 

Strategjia e re e BE-së për rritje dhe punësim e përvijon në një shkallë të madhe cakun e zhvillimit të ardhshëm të Bullgarisë, sepse me të saktësohen prioritetet dhe qëllimet e ekonomisë evropiane deri në vitin 2020. Këtë e tha në Parlament kryeministri Bojko Borisov gjatë paraqitjes së raportit për prioritetet e vendit tonë gjatë kryesisë belgjiane të BE-së gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010. Përvetësimi efektiv i fondeve evropiane është prioritet kryesor i Bullgarisë. Po vëzhgohet përmirësim i përvetësimit në kuadrin e të gjitha programeve evropiane. Deri më 31 gusht janë përvetësuar 94,650 milionë euro, tha Bojko Borisov. Energjetika, bujqësia dhe politika regjionale gjithashtu janë prioritete për Bullgarinë gjatë kryesisë së Belgjikës. Borisov shënoi se qeveria ka në plan që deficiti buxhetor të mos jetë më i madh nga 2,5 për qind gjatë vitit 2011, 1, 5 për qind gjatë vitit 2012 dhe 1 për qind gjatë vitit 2013. Sa u përket rekomandimeve të Komisionit Evropian për mekanizmin e bashkëpunimit dhe vlerësimit, qeveria miratoi një grafik për masa të ngutshme në fushën e reformës gjyqësore dhe të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar për periudhën gusht – dhjetor 2010, vuri në dukje kryeministri.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com