e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 23 nëntor 2011 5:56.MD
Radio Bullgaria Lajme

Parashikimi i motit 

Ditën e enjte vranësia mbi vendin do të jetë e konsiderueshme. Vetëm në rajonet lindore mund të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale në shumicën e rajoneve do të jenë nga minus 3 deri në 2 gradë, në Sofje minus 2 gradë. Temperaturat maksimale do të lëvizen nga 4 deri në 9 gradë, në Sofje afro 5 gradë. Presioni atmosferik do të jetë më i lartë, se sa mesatari për muajin nëntor me tendencë për rritje. Mbi malet do të ketë vranësi të konsiderueshme dhe vende-vende do të ketë reshje dëbore. Do të fryjë erë e matur nga verilindja. Temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë afro 5 gradë, në 2000 metra – përafërsisht 0 gradë. Në bregdet vranësia do të jetë e konsiderueshme e shoqëruar me reshje shiu. Era do të jetë e lehtë deri në të matur nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 5 deri në 8 gradë. Temperatura e ujit detar do të jetë afro 9 gradë.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com