e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 23 nëntor 2011 6:48.MD
Radio Bullgaria Lajme

Presidenti i ri i Bullgarisë hapi debatet rreth Programit Kombëtar të Zhvillimit deri në vitin 2020 

Presidenti i porsazgjedhur Rosen Plevneliev hapi debatin rreth Programit Kombëtar të Zhvillimit deri në vitin 2020. Kjo u bë gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar bullgar Burgas. Gjatë dy javëve të ardhshme zoti Plevneliev do të vizitojë gjashtë rajone dhe shtatë qytete për të hapur debatin shoqëror rreth projekteve strategjike të shtetit. Zhvillimi regjional do të ketë rëndësi të madhe strategjike për presidencën, theksoi zoti Plevneliev para gazetarëve në Burgas. Sipas presidentit të ri të vendit, gjatë vitit 2012 Bullgaria duhet të lidhë kontrata në mënyrë më efektive dhe korrekte për shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com