Sot është festa e Aviacionit dhe e Forcave Ushtarako-Ajrore Bullgare

16 tetor është festa e Aviacionit dhe e Forcave Ushtarako-Ajrore Bullgare. Me këtë ditë shënohet 106 vjetori i fluturimit të parë luftarak. Para monumenteve të aviatorëve në vend nderohen aviatorët e rënë për atdheun. Me rastin e festës në Muzeun e Aviacionit afër Krumovos vizituesit do të kenë mundësi të ndihen si pilotë të vërtetë në kabinën e gjuajtësit supersonik MiG-21, ndërsa në sallonin e avionit të udhëtarëve An-24 për dashamirësit e aviacionit do të shfaqen filma për të kaluarën e lavdishme të aviatorëve bullgarë. Për vizituesit më të vegël është përgatitur loja “Pilot-zbulues”. 

Още от БНР уеб