Protesta të reja bllokuan autostradën “Ljulin” për të tretën mbrëmje me radhë

Për të tretën mbrëmje me radhë autostrada “Ljulin” u bllokua nga banorët e qytetit Pernik me flamuj në dorë. Protesta e banorëve të qytetit është kundër qeverisjes së keqe të shtetit, çmimeve të larta të lëndëve djegëse dhe jetesës së shtrenjtë. Ndërkaq, në Sofje nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe qytetarët që i përkrahin dolën për të protestuar para Këshillit të Ministrave me kërkesë për dorëheqjen e Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov.

Още от БНР уеб