Mbreti Samoil, Shën Klementi i Ohrit dhe Shën Naum janë personalitete të përbashkëta historike

Komisioni i përzier Bullgaro-Maqedonas për zgjidhjen e kundërshtimeve historike u propozoi Sofjes dhe Shkupit për t’u shënuar së bashku festat e mbretit Samoil, të Shën Klementit të Ohrit dhe të Shën Naumit të Ohrit, si personalitete të shquara në historinë tonë të përbashkët nga koha e shtetit mesjetar bullgar. Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva e falënderoi Komisionin për arritjet deri tani dhe shënoi rolin e rëndësishëm të punës së tyre për leximin e historisë së përbashkët të dy shteteve tona. Komisioni u krijua në bazë të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Още от БНР уеб