Presim ndryshime në arsimin e të rinjve nga komunitetet bullgare jashtë vendit

Ka nevojë për ndryshimin e dekreteve të vjetra që rregullojnë qëndrimin dhe arsimin tek ne të të rinjve nga komunitetet bullgare jashtë vendit, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Universitetin e Plovdivit me studentë nga Serbia Lindore, Moldavia dhe Ukraina (ku jetojnë pakica etnike bullgare). Jotova tha se Bullgaria nuk i pranon ata si “bullgarë të tjerë”. Rreth 2000 janë studentët me prejardhje bullgare, të cilët bëjnë studime në universitetet tek ne në përputhje me dy dekretet – 103 dhe 228, të cilat së shpejti do të ndryshohen. Studentët kërkuan që të lehtësohen procedurat burokratike të lidhura me qëndrimin e tyre në vend. 


Още от БНР уеб