Bullgaria kërkon aktivizimin e marrëdhënieve ekonomike me Kuvajtin

Për forcimin e shkëmbimit të mallrave dhe të marrëdhënieve të biznesit ndërmjet Bullgarisë dhe Kuvajtit bëri thirrje Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në takimin e saj me Grupin për Miqësi Bullgari-Kuvajt pranë Parlamentit të emiratit. Gjatë bisedimit me Rakan Jusef Al Nasëf, kryetari i grupit parlamentar, Zaharieva nënvizoi se ka nevojë për rivendosjen e punës së Komisionit të përzier për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, i cili nuk ka pasur seanca që nga viti 2006. Mysafiri nënvizoi se për Kuvajtin Bullgaria është tërheqëse, siç me industrinë e vet të zhvilluar turistike, kështu edhe me tregun e pronave të patundshme. Dy bashkëbiseduesit janë të mendimit se për aktivizimin e bashkëpunimit ka nevojë për një takim të bizneseve të të dyja vendeve. 


Още от БНР уеб