Një bullgar do të jetë fytyra e Komisionit Evropian në Kroaci

Komisioni Evropian emëroi bullgarin Ognjan Zllatev për shef të përfaqësisë së Komisionit Evropian në kryeqytetin kroat Zagreb, njoftuan nga Brukseli. Deri në këtë moment ai e kryente këtë funksion në Sofje. Komisioni Evropian informon se ai është një ekspert i kualifikuar në fushën e komunikacioneve, me përvojë afro 30 vjeçare. Zllatev do ta marrë postin nga Branko Bariçeviç, i cili bëhet këshilltar i Kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për përgatitjen e presidencës kroate të Bashkimit Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.


Още от Антена спорт