1750 sisorë të përngjashëm të balenës u regjistruan në pellgun e Detit të Zi

Përfundoi studimi më i madh i sisorëve të përngjashëm të balenës në pellgun e Detit të Zi. Në auktorin e pesë shteteve detare – Rumania, Bullgaria, Ukraina, Turqia, Gjeorgjia u regjistruan 1750 sisorë të përngjashëm të balenës, njoftuan nga Organizata “Ballkani i Gjelbër”. Brenda tre javëve dhe pas kalimit të më se 12 000 kilometrave me avion vëzhgues nga pesë shtete studiuan gjendjen e ekosistemit të Detit të Zi dhe monitoruan gjitarët e përngjashëm të balenës. Nga  Organizata “Ballkani i Gjelbër” njoftojnë se Deti i Zi si një sistem i mbyllur është tepër i ndikuar nga veprimtaria njerëzore. Prandaj projekte të tilla të monitorimit ndihmojnë për mbledhjen e informacionit të rëndësishëm për gjendjen e resurseve detare.

Още от БНР уеб