Shumica e bullgarëve mendojnë se qeveria do të përfundojë mandatin e saj të plotë

Shumica e bullgarëve – 57% presin se qeveria e GERB-it do të përfundojë mandatin e vet të plotë. Të dhënat e agjencisë “Trend” tregojnë se kabineti aktual sipas qytetarëve është pa alternativë. Shpjegimi për ketë rezultat të anketës është se partia në pushtet GERB arriti të fitojë zgjedhjet e fundit për Parlament Evropian. Kryeministri Bojko Borisov ka rejting më të lartë ndër politikanët - 36%. Pas tij renditet ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov me përkrahjen e 29% prej zgjedhësve. Në vend të tretë është liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova me 24%. Pjesa më e madhe e bullgarëve – 42% mendojnë se partitë duhet të marrin financim shtetëror 1 levë. 25% dëshirojnë që partitë të mos marrin asnjë levë nga buxheti shtetëror. Ndërkohë shumica e të anketuarve kuptojnë se kështu do të përforcohen lidhjet mes biznesit dhe partive politike.


Още от Антена спорт