Më pak të papunë, por më shumë shpenzime për kompensimet e papunësisë

Janë rritur shpenzimet për ndihmën në rast të papunësisë, duke pasur parasysh se përqindja e njerëzve pa punë është ulur gjatë disa viteve të fundit. Këtë e tregon një analizë e bërë nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve. Mjetet e paguara gjatë vitit 2018 janë 10% më shumë krahas vitit 2017. 220 mln. euro kanë marrë 72 mijë të papunë gjatë vitit 2018. Pesë vjet më parë shpenzimet analogjike kanë qenë 46 miliona euro më pak, por të papunët kanë qenë më shumë – 100 mijë veta.

Për pesë vitet e fundit shuma mesatare e ndihmës së papunësisë është rritur 80%, kurse rritja e pagës mesatare është vetëm 39%. Nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve shpjegojnë se ndër arsyet për rritjen e shpenzimeve të lidhura me ndihmën sociale për papunësi janë kompensimet e larta, të cilat marrin bullgarët me stazh jashtë shtetit, të cilët janë regjistruar në Agjencinë Bullgare të Punësimit.


Още от БНР уеб