Dëgjimi i Kryeprokurorit në Kuvend për kazusin e BNR-së

Komisioni i përkohshëm parlamentar, i cili sqaron rrethanat dhe faktet e lidhura me ndërprerjen e transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont” më 13 shtator për 5 orë, dëgjoi prokurorin e përgjithshëm Sotir Cacarov.

Kryeprokurori informoi se për këtë rast ka dy versione kryesore – e para është e shfit të drejtorisë “Teknika” të BNR-së Pllamen Kostov, e dyta – ajo e drejtorit të përgjithshëm të medias – Svetosllav Kostov.

Për këtë arsye do të zhvillohet pyetje në praninë e tyre dhe të dy të intervistuarit do të shpjegojnë mospërputhjet në versionet e tyre.

Radioja Kombëtare Bullgare e ka statutin e objektit strategjik, i cili në raste krizash duhet të informojë shoqërinë dhe është detyruar të transmetojë programin e saj pa ndërprerje. 


Още от БНР уеб