Bullgaria dhe Kroacia janë zhgënjyer nga moshapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Bullgaria përshëndet shpalljen e Ballkanit Perëndimor për një nga prioritetet e Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë pjesës së parë të vitit 2020. Këtë e tha Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në takim në Zagreb me homologun e saj kroat Gordan Grlić Radman në kuadrin e vizitës së saj zyrtare në Kroaci.

Të dy ministrat shprehën zhgënjimin e tyre se Këshilli Evropian nuk arriti konsensus për vendim për nisjen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Mendojmë se motivacioni më i fortë për reforma në regjion është anëtarësimi në BE”, nënvizoi diplomatja e parë bullgare.  


Още от БНР уеб