Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

90 vjet nga atentati në katedralen “Shën Nedelja”

Автор:
БНР Новини
Kisha pas atentatit
Снимка: wikipedia.org

Më 16 prill mbushen 90 vjet nga atentati në kishën “Shën Nedelja” (Shën e Diela) në Sofje. Ai është ndër atentatet më të përgjakura politike në historinë botërore. Ngjarjet e prillit të vitit 1925 janë një faqe tragjike e krizës politike, që pushtoi Bullgarinë pas disfatës së saj në Luftën e Parë Botërore. Gjatë qershorit të vitit 1923 qeveria e majtë e Bashkimit Agrar, që bëri shumë gabime, u rrëzua me grusht shtet ushtarak, ndërsa tentativa për kryengritje kundër qeverisë se re të djathtë ishte shtypur. Partia Komuniste u përfshi në ngjarjet me vonesë dhe nën presionin e fortë të Kominternit, i cili i bëri një vlerësim të gabueshëm situatës në Bullgari. Kështu Kryengritja e Shtatorit, e udhëhequr prej saj gjatë po këtij viti, ishte shpartalluar. Por ajo vazhdoi kursin e luftës së armatosur. Gjatë majit të vitit 1924 në malin Vitosha u zhvillua një konferencë, në të cilën u krijua organizata ilegale ushtarake me në krye majorin Kosta Jankov.

Siç nënvizon në intervistën për Radio Bullgarinë historiani prof. Ljudmill Spasov, mundësitë revolucionare ishin të kufizuar – agrarët dhe komunistët tashmë ishin të shpartalluar në vitin 1923. “Agjentët sovjetikë, të cilët erdhën këtu në vitin 1924 konstatuan, se komunistët në Bullgari janë 2-3 mijë veta, prej të cilëve 800 janë në Sofje” – thotë ai.

Në Bullgari zhvillohej luftë e qetë civile, në të cilët vdisnin njerëz edhe nga të dy anët. E djathta në pushtet ne krye me Kryeministrin Aleksandër Cankov po kështu përdorte metoda terroriste dhe mbrapa disa vrasjeve politike me siguri kanë qene shërbimet represive të shtetit. Qysh nga fundi i vitit 1924 Organizata ushtarake e komunistëve bënte plane për një atentat të madh, me të cilin t’i japë goditje aparatit represiv të shtetit. Ndërkohë, shënon prof. Spasov, në vend po përgatitej dhe grusht shtet kundër qeverisë së Cankovit, në thelbin e të cilit ishin gjeneralë të majtë dhe agrarë të djathtë. Në Moskë, ku ishin të informuar mirë për gjithçka, e këshillonin Partinë Komuniste të përkrahë një grusht shtet të tillë. Por komunistët bullgarë vendosën, qe atentati do të jetë preludi ndaj kryengritjes mbarë popullore, por një kryengritje e tillë nuk u organizua.

Kisha sotNgjarjet zhvilloheshin stuhishëm dhe dolën jashtë kontrollit. U vranë disa politikanë të majtë. Më 14 prill të vitit 1925 Kominterni më në fund mori vendimin e drejtë – dhe i këshilloi komunistët bullgarë të heqin dorë nga kryengritja e armatosur. Por vendimi erdhi shumë vonë. Po këtë ditë në Sofje ishte vrarë gjeneral Konstantin Georgiev. Qëllimi ishte që gjatë shërbimit funeral ku do të mblidhej elita e shtetit, katedralja të vihet në shpërthim. Ekzekutuesi i atentatit ishte Organizata ushtarake e Partisë Komuniste.

“Konstantin Georgievi ishte ushtarak i lartë, kryetar i Bashkimit Demokratik – partia në pushtet, që do të thoshte që në shërbimin funeral në kishën “Shën Nedelja”, ku ishin vendosur mbi 25 kg dinamit, do të mblidhej tërë elita politike dhe ushtarake – nënvizon Ljudmill Spasovi. – Dhe në të vërtet, më 16 prill në orën 15.00 filloi shërbimi funeral. Në kishë kishte aq shumë njerëz – ushtarakë, deputetë, ministra, bankierë, aktivistë ekonomikë dhe kulturorë, që Mitropoliti i Sofjes Stefan porositi arkivoli të lëvizet drejt amvonës që të lirohet vend për njerëzit që vazhdonin të vinin. Në kishë ishte futur dhe sasi e vogël e gazit helmues. Në orën 15 e 20 minuta katedralja ishte shpërthyer. Në vend vdiqën mbi 130 veta, pas kësaj nga plagët dhe helmimi vdiqën edhe njerëz të tjerë. Numri total i viktimave ishte 213, i të plagosurve – 500.”

Në përgjigje pushteti ndërmori arrestime masive. U vranë shumë njerëz, mes të cilëve intelektualë, që nuk kishin marrë pjesë në luftën e armatosur. Të tillë, p.sh. ishin gazetari Josif Herbs dhe poeti Geo Millev, një përfaqësues i shkëlqyeshëm i modernizmit bullgar. Kështu muaji prill i vitit 1925 shënoi ndarjen më tragjike të kombit bullgar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна