Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryetari i lëvizjes “Filorusët” është akuzuar për spiunim

Nikollaj Malinov nga lëvizja "Filorusët"
Снимка: BGNES

Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë Sotir Cacarov deklaroi se kryetari i lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov është akuzuar për spiunim. Ai është liruar nga paraburgimi pasi ka paguar garanci prej 25 000 euro. Janë zhvilluar 11 kontrolle gjatë së cilave janë sekuestruar celularë dhe dokumente, ndër të cilat një raport i Malinovit për riorientimin gjeostrategjik të Bullgarisë ndaj Rusisë. Është zbuluar një skemë për larjen e parave të pista nga ana e organizatave joqeveritare ruse.

Në kuadrin e të njëjtit hetimi Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e ka ndalur Leonid Reshetnikovin (ish-drejtori i Institutit Rus për Studime Strategjike) të hyjë në territorin e Bullgarisë për një periudhë 10-vjeçare. Presidenti Rumen radev komentoi se akuza për spiunim është tepër e rëndë dhe tani pritet se Prokuroria do të prezantojë prova dhe fakte të padiskutueshme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна