Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryeministri Borisov: Orientimi gjeopolitik i Bullgarisë është drejt BE-së dhe NATO-së

Kryeministri Bojko Borisov
Снимка: BGNES

Orientimi ynë politik akoma para shfaqjes së partisë GERB është lidhur me Bashkimin Evropian dhe NATO-në, deklaroi Kryeminisri Bojko Borisov në fillimin e mbledhjes së sotme të qeverisë. Ai e nënvizoi këtë, duke pasur parasysh skandalin e ashtuquajtur “të spiunimit” dhe akuzën ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov. Sipas fjalëve të Kryeministrit marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Rusisë nuk mund të shqyrtohen në mënyrë të njëanshme.

“Secili e ka të drejtën të zhvillojë veprimtari në organizata joqeveritare. Ka njerëz, të cilët përkrahin ndonjë fe tjetër, ndonjë kulturë tjetër, disa e duan Rusinë, të tjerët – SHBA-në. Por kur ka diçka të papranueshme për ne, Ministria e Punëve të Jashtme reagon”, tha Kryeministri.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени