e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

Na ishte një kohë 

© Foto: BNR

Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe të Radio Bullgarisë (nga e majta në të djathtë): Jordanka Ivanova, Ekaterina Tarpomanova, Svetllana Dimitrova, Anna Kapitanova, Nataniela Vasileva dhe Vesella Mançeva
Përrallat fillojnë gjithnjë me fjalët “Na ishte një kohë…”, ndërsa para më se 30 vjetësh përralla jonë filloi me urimin “…Do të vijë një kohë kur Ballkani do të jetë territor pa kufi, por deri atëherë le të udhëtojmë në valët e Radio Bullgarisë.”

Tani që po i afrohemi përherë e më shumë kësaj ëndrre, ju japim edhe një mundësi tjetër komunikimi – është faqja e RB në Internet.

Përmes valëve të Radio Bullgarisë dhe Faqes së Radios Kombëtare Bullgare në Internet ju informoheni për zhvillimet në Bullgari, në Ballkan e në botë.

Duke ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në Bullgari, hyni si miq në familjet bullgare, përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte historike, njiheni me jetën e bullgarëve, shijoni magjinë e artit muzikor bullgar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta. Dhe kur ndonjë ditë do të vini në Bullgari do t’ju duket sikur keni qenë edhe më parë këtu, njerëzit që do të takoni rrugës do të jenë miqtë tuaj dhe vetë do të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Përrallat gjithnjë kanë një fund të lumtur. Për këtë përfundim të lumtur kemi punuar dhe punojmë edhe ne, gazetarët e Seksionit Shqip të Radio Bullgarisë.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Për kontakt 

Posta elektronike:albanian@bnr.bg
Telefona:+359 2 9336 650