Ditëlindja e Radio Bullgarisë – në të kaluarën e njohur edhe si “Emisione për jashtë” të Radios Kombëtare Bullgare, është më 16 maj të vitit 1936. Prej kësaj date, megjithë peripecitë në jetën politike të vendit tonë, programi ynë prezantonte para botës identitetin kulturor dhe kombëtar të Bullgarisë. Gjatë dekadave të fundit Radio Bullgaria u bë për miliona njerëz nga e gjithë bota një burim kryesor dhe i besueshëm i informacionit nga dhe për vendit tonë. Ripohim për këtë janë mijërat kontakte të vendosura gjatë viteve të fundit me njerëz nga të gjitha kontinentet. Kontakte të cilat vazhdimisht zgjerohen dhe tani po hyjnë në një etapë të re teknologjike – nga 1 shkurti i vitit 2012 programet tona transmetohen në internet.
E jashtëzakonshme është shumëllojshmëria e tyre gjuhësore – ato mund të gjenden në 11 gjuha në faqen tonë të internetit. Në këtë sajt mund të gjeni informacion, audio-reportazhe dhe fotografi për Bullgarinë dhe nga Bullgaria në shqip, bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, serbisht, turqisht, greqisht dhe arabisht. Radio Bullgaria me potencialin e saj krijues dhe mundësitë teknike paraqes në hapësirën botërore një produkt multimediatik i cili prezanton imazhin bashkëkohor të vendit tonë. Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi çdo një interesi të shfaqur prej jush ndaj Bullgarisë, dëshirave tuaja të njiheni më mirë me historinë, kulturën, traditat dhe folklorin e saj, me jetesën e bullgarit dhe kontributin e tij ndaj progresit botëror. Me materialet e tij programi ynë mbron misionin shoqëror dhe autoritetin e Radios Kombëtare Bullgare ndër auditorin e saj në tërë botën.