
Ekipi i redaksisë “Politika ndërkombëtare”
Pjesa e madhe e programeve të Radio Bullgarisë në gjuhë të huaj që transmetohen në eter ose që publikohen në website-n e Radios Kombëtare Bullgare përgatiten më parë nga ekipet e Zyrës qendrore të informacionit. Diapazoni është i gjerë - lajme nga Bullgaria, Ballkani dhe bota, komente për ngjarjet në vendin tonë dhe jashtë shtetit, intervista, analiza dhe reportazhe për jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe sportive, për historinë, fenë dhe turizmin në Bullgari, për anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe kontaktet e tij ndërkombëtare. Synimi është gjithçka të prezantohet në mënyrë objektive dhe të paraqiten pikëpamje të ndryshme ndaj problemeve që diskutohen. Qëndrimi i gazetarëve bazohet mbi parimin “i njëjtë me origjinalin” për të përvijuar pamjen më të saktë të Bullgarisë me problemet shoqërore dhe arritjet, me gëzimet dhe shqetësimet e njerëzve. Për të gjitha këto tema përgjigjen redaktorët e redaksisë Politika e brendshme dhe ndërkombëtare.

Ekipi i redaksisë “Politika e brendshme”
Redaksia “Muzika” pranë Zyrës qendrore të informacionit është e pranishme me prodhimin e saj në të gjitha programet në gjuhë të huaja dhe në Internet. Ajo prezanton veprat më të mira të kulturës muzikore bullgare, informon për jetën muzikore në Bullgari dhe për kulturën muzikore bullgare jashtë shtetit. Ekipi i redaksisë “Muzika” synon t’u përgjigjet shijeve të larmishme muzikore të auditorit, transmetimet e saj dëgjohen me interes, ndërsa jehonat për to shpesh herë befasojnë me njohuritë e thelluara të dëgjuesve nga tërë bota për muzikën bullgare dhe për preferencat e tyre ndaj folklorit unikal bullgar.

Ekipi i redaksisë "Muzika"
“Jini me ne, kudo që të jeni – nga Amerika deri në Australi dhe nga Suedia deri te Afrika e Jugut” – kjo është motoja e redaksisë “Transmetime në gjuhën bullgare” pranë Zyrës qendrore të informacionit. Ambiciet e ekipit të redaksisë është që nëpërmjet eterit të Radio Bullgarisë bullgarët nëpër botë të njihen me jetën e njerëzve në vendin tonë, të informohen për proceset dhe tendencat në të gjitha fushat, të mësojnë më shumë për historinë e vendit, ta ndjejnë folklorin tonë të papërsëritshëm, të dëgjojnë më të mirën nga muzika e vjetër dhe më e re bullgare. Ne ofrojmë të gjitha këto në transmetimet tona aktuale dhe tematike. Në to mund të mësoni si jetojnë bullgarët jashtë atdheut, ta merrni përgjigje pyetjeve që ju interesojnë.

Ekipi i redaksisë “Transmetime në gjuhën bullgare”
Si pjesë e familjes së madhe të Radio Bullgarisë gazetarët e Zyrës qendrore të informacionit bëjnë gjithçka që se duke kërkuar në eter frekuencat tona ose duke lexuar faqen e Radios Kombëtare Bullgare në Internet, ju të jeni të bindur se do të gjeni atë që ju pëlqen më shumë.