e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 26 janar 2012 1:41.MD
Radio Bullgaria Kultura

Vdiq aktori i madh Kosta Conev 

© Foto: BGNES

Në moshën 82 vjeçe nga skena e jetës zbriti një nga artistët më të mëdhenj dhe të dashur bullgarë Kosta Conev. Ai ishte emblemë në teatrin, televizionin dhe kinemanë bullgare.

Gjatë vitit 2011 Conev, i cili ka luajtur në mbi 200 filma, mori dekoratën “Askeer” për një kontribut të madh ndaj artit teatral, por ka edhe disa dallime “Ikar” nga Lidhja e artistëve bullgarë. Kemi pasur fatin të shijojmë lojën e tij dhe ta mbajmë mend në rolet e tij të pa harruara të Don Kishotit, në teatrin televiziv “Njeriu nga La Mança” të Riçartit të Tretë nga Shekspiri, të Arpagonit në “Koprracin” e Molierit. Këto janë gjithë role, për të cilat ëndërron çdo një artist. Nuk mund të përmenden të gjitha rolet e tij në skenë sepse ato janë mbi 1000. Me rolin e tij në seriozin televiziv për agjentin e fshehtë bullgar Emill Boev – ekuivalent në vitet e Luftës së ftohtë të agjentit 007, Kosta Conevi fitoi popullaritet të gjerë. Gjatë vitit 2001 ai hyn në politikë si deputet nga Lëvizja Kombëtare Simeoni II në Kuvendin Popullor. Gjatë vitit 2005 përsëri u zgjodh për deputet nga e njëjta forcë politike. Në cilësinë e tij të zëvendëskryetarit të Komisionit parlamentar mbi kulturën punon aktivisht për pranimin e ligjit për industrinë filmuese në Bullgari. Ligj me të cilin nga ana financiare ndihmohet prodhimi i filmave bullgar në gjininë artistike, dokumentare dhe vizatimore. I talentuar jo vetëm si artist, por dhe si bashkëbisedues, i sinqertë dhe me qëllime të mira. Të tillë do të mbajnë mend Kosta Conevin adhuruesit e tij, miqtë, shokët dhe të njohurit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com