Çfarë është gota e ekonomisë bullgare sivjet – gjysmë e plotë apo gjysmë boshe? Ku të kërkojmë mesin e artë? Pse, duke rënë poshtë në shkallët e krizës, pesimisti thërret fortë: po rrëzohem, ndërsa optimisti po habitet: fluturoj..! Si optimistët, po ashtu edhe pesimistët do të bien dakord që fjala “mbijetojmë” do të lemë në njërën anë të peshores, ku krizës ia ka dhënë drejtimin e pjerrët poshtë.
Me të vërtetë mbijetuam, sepse bullgari shpëtohet, kur kursen “paranë e bardhë për ditë të zezë”. Megjithëqë djalli i vogël i pëshpërit në vesh “harxho!”, ai dëgjon këshillat e engjëllit që të kursejë. Kështu gjatë 2011-ës pasuria financiare e bullgarëve arriti 40 për qind të PBB-së, ndërsa shpenzimet thyen të gjitha rekordet dhe arritën deri në 29 miliardë leva (rreth 15 mlrd euro). Bullgaria është duke thyer edhe një rekord tjetër – atë të rritjes së rrufeshme të bullgarëve të pasur. Megjithëqë në shkallë botërore milionerët “po varfërohen”, të pasurit në Bullgari po pasurohen akoma më shumë. I bënë pyetje kryeministrit: “Pse pensionet në vend janë aq të ulëta?”, “Sepse jemi në krizë?”, ishte përgjigja. “Pse numri i milionerëve është dyfishuar?” “Inflacion!”. Ta lemë shakanë anash, sepse për 10 vjet çmimet e pasurive të patundshme në Bullgari u rritën me 200 për qind, ku banesat përbëjnë 70 për qind të pasurisë së përgjithshme të bullgarëve. Si duket, ekonomia bullgare noton mirë në ujërat e trazuara të krizës në Evropë. Këtë e vërteton edhe financiari i njohur bullgar Emil Hërsev, i cili pohon që analizatorët në vend dhe ata të huaj, po ashtu edhe agjenci ndërkombëtare të vlerësimit e nënvlerësojnë ekonominë bullgare, e cila doli më mirë se sa u prit. Kjo është e vlefshme edhe për sistemin bankar. Sepse gjatë viteve 1996-1997 Bullgaria u prek nga kriza financiare, e cila detyroi vendin që të vendosë rregulla shumë të ashpra për bankat. Adekuatshmëria e kapitalit ishte prej 14 përqindësh, derisa për bankat evropiane që tani është 9 për qind. Sigurisht në sektorin e financave gota është gjysmë e plotë. Sektori energjetik gjithashtu u ringjall në fund të vitit. Bullgaria u largua nga projekti i gazsjellësit me pjesëmarrje ruse “Burgas-Akelsandrupolis” që prodhoi sasi rekorde energjie të gjelbër, kurse gazi shist u bë tema numër një. Këtu gota gjithashtu është gjysmë e plotë. Por ajo është gjysmë boshe kur bëhet fjalë për buxhetin e 2011-ës. Në kohë krize “pica pa mish” e Ministrit Bullgar të Financave, Simeon Djankov, siç e vlerësoi buxhetin, bëhet gjithnjë e më e varfër.
Ja dhe vlerësimet e politikanëve, punëdhënësve dhe biznesmenëve. Cilat janë anët e forta, dhe cilat ato të dobëta të ekonomisë bullgare?
“Të fortat kanë të bëjnë me bazën e sigurt – këto janë treguesit e makroekonomisë, sqaron Ministri Bullgar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, z. Trajço Trajkov. – Sot siguria është një mall që matet me rejtingun pozitiv, interesat e kredive që marrim. Prandaj për ne ka rëndësi të madhe që të vazhdojmë të shesim mallin siguri. Sivjet ekonomia bullgare korri shumë suksese. Njëra nga fushat me zhvillim shumë të mirë pozitiv doli ajo e industrisë. Bile në fund të verës, kur situata në Evropë u përkeqësua për shkak të krizës në Greqi, Bullgaria ishte në 3 vendet e para në lidhje me përqindjen e porosive industriale që nga ana e vetë jepte një sinjal pozitiv për vitin e ardhshëm. Cilat janë minuset? Vendet e dobëta të ekonomisë bullgare shfaqen edhe sot. Me pak fjalë – shpeshherë punohet pa lidhje, d.m.th. shumë punë, paga të ulëta, pak investime, e gjitha kjo çon në taksën e shtuar të vogël.”
Shefi i gazit në Bullgari Sasho Bonev vlerësoi situatën kështu: “Si duket ka probleme në mjedisin ekonomik të vendit, pasi në banka ka shumë depozita dhe askush nuk investon. Parat e shoqërisë janë në banka. Pse nuk investohet? Përgjigjet e mundshme janë këto: nuk ka ide, ka frikë, rreziqet janë të paparashikueshme etj.”
Me pesimizmin apo me optimizmin kanë të bëjnë parashikimet për ekonominë bullgare?
“Nuk duhet të vizatohet piktura të errëta për të ardhmen e Bullgarisë. Vendi e ka shansin historik – kategorik është Sasho Bonev. – Në kushtet e krizës vendet prapa për sa i përket zhvillimit ekonomik përfitojnë, sepse kërkojnë më shumë investime. Faktikisht ka mundësi të mëdha, edhe para ka. Atëherë çfarë na mungon? Si SHBA-ja, ashtu dhe Gjermania do të dilnin më shpejt nga kriza, po të kishin ku të investonin. Aktualisht ato nuk i kanë këto mundësi, të cilat i kemi ne. Në Bullgari ka shumë për t’u bërë, për t’u ndërtuar.”
Me ujë të ftohtë u la biznesi në vend. Viti përfundoi me pasiguri ekonomike, ku vështirësish bëhet plane për të ardhmen. Mirëpo, ato kanë të bëjnë me investimet. Gjendja financiare e ndërmarrjeve nuk është e mirë, mungojnë burime të lira, ndërsa qasja në kredi është e vështirësuar. Këtu gota është gjysmë boshe.
“Viti 2011 u karakterizua me këtë që optimizmi fillestar u ndërrua gjatë verës me pritje pesimistike që dominojnë edhe aktualisht – tha Kamen Kolev, zëvendëskryetar i Organizatës më të madhe të punëdhënësve në vend, ku të anëtarësuarit janë 42 mijë kompani. – E kam fjalën për besimin që u shfaq në fillim të këtij viti. Besuam se sigurisht do të dalim nga kriza dhe folëm për tempe të shpejta të rritjes ekonomike. Mirëpo, për momentin jemi në pritje të një ngecjeje të vazhdueshme, përfshi edhe një recesion që do t’u nxjerrë firmave probleme afatgjata. Kjo varet jo vetëm nga kushtet në Bullgari, por ashtu edhe nga mjedisi i tregjeve tona të eksportit.”
Bullgari i parë që u regjistrua për fluturim në Kozmos si turist është milioneri Krasimir Daçev. Sivjet ai e ka rritur “pak” pasurinë – jahti i tij u zgjat vetëm me 10 metra. “Ka shans për ekonominë e Bullgarisë”, tha ai.
“Madje me hapa të ngadaltë, po ecim përpara. Tani do të paguajmë të gjitha “ushtrimet” që bënin bankat dhe institucionet financiare ndërkombëtare, të gjitha gropat financiare që gërmuan. Ekonomia reale duhet të paguajë të gjithë këtë, sepse ne nxjerrin paratë, pohoi z. Daçev. – Në shoqërinë bullgare nuk ka diskutim se si të mbushet thesari. Të gjithë flasin vetëm për shpërndarje. Askush nuk përqendrohet në faktin që para se të shpërndahet, së pari duhet të mblidhet. Një thasë duhet të mbudhet me para, para se të merren këto para.”
Çfarë është gota e ekonomisë bullgare gjatë 2011ës? Gjysmë e plotë apo gjysmë boshe? Si pohohet, më e mira është në mesin e artë. Për sa u përket pesimistëve dhe optimistëve, do të përdorim shprehjen e gazetarit amerikan Bill Vaughanë “Optimisti rri deri në orën 12 të natës që të presë vitin e ri, ndërsa pesimisti – për t’u bindur që viti i vjetër ka mbaruar”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova