e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 9 shkurt 2012 12:50.MD
Radio Bullgaria Na shkruajnë

Dëgjuesit e Radio Bullgarisë shprehin shqetësim në lidhje me ndërprerjen e transmetimeve me valë të shkurtra 

Në Brazil gjithmonë do ta keni një mik, i cili do të endet në frekuencat e radio stacionit tuaj në pritje të rivendosjes së transmetimeve të Radio Bullgarisë përmes valëve të shkurtra, shkruan Jose Saulo Vieira Belo. Nuk e kam imagjinuar kurrë se fillimi i vitit do të më sjellë lajmin e keq që Radio Bullgaria ndërpret transmetimet e veta me valë të shkurtra. Pas ishin në kontakt 35 vjet më radhë, ndihem pjesë e familjes suaj. Të gjithë ju dhe çdokush prej jush keni bërë aq shumë për ne, dëgjuesit, se përjetë do të mbeteni në zemrat tona, i shqetësuar shkruan Juan Carlos Buscaglia nga Argjentina.

Në muajin e parë të vitit të ri në redaksitë e Radio Bullgarisë në gjuhët e huaja, të cilat vite të tëra transmetonin me valë të shkurtra, u morën rreth 800 email-e dhe letra me postë. Shqetësimin për ndërprerjen e transmetimeve dëgjuesit e rregullt e përcollën edhe me anë të telefonatave, të cilat arritën mbi 120 për gati një muaj. Në mesazhet e shumta kishte ide krijuese për të ardhmen e programit të Radio Bullgarisë. Mike Usher nga Anglia propozon që të ndjekim shembullin e Radio Sllovakisë dhe Radio Pragës. Të dyja radio stacione përdorin një platformë të posaçme, e cila bën të disponueshme programet e tyre në gjuhët e huaja përmes smart celularëve dhe pajisjeve të tjera të internetit. Kjo do të lehtësojë dëgjuesit, të cilët do t’ju ndjekin edhe mos qenë para kompjuterit. A u diskutua mundësia që Radioja Kombëtare Bullgare të punojë me stacione të tjera radio-televizive në Evropë dhe të kontrollojë a Evranet-i, rrjeti evropian i radios, mund të transmetojë të paktën një pjesë të emisioneve nëpërmjet BBC-së dhe Deutche Welle-s, bën pyetje z. Usher.

Dëgjuesi i rregullt nga SHBA-ja William Fleam propozon që Radio Bullgaria të transmetojë emisionet drejtpërdrejt. Në letrën e tij lexojmë: Kjo që më shqetëson shumë është që për momentin radio në internet nuk zëvendëson tërësisht transmetimet dhe ndërprerja sigurisht do të çojë në pakësimin e numrit të dëgjuesve. E kuptojë këtë që transmetimet me valë të shkurtra kushtojnë shumë dhe të gjitha qeveritë janë përballë vendimeve të vështira lidhur me masa dhe kufizime ekonomike. Gjithsesi shpresoj se ky vendim i Radio Bullgarisë do të anulohet, sepse puna juaj duhet vazhduar, emisionet tuaja duhet t’i vlerësojnë më shumë dëgjues. U shqetësova shumë, kur mora vesh se nuk do të jeni më panë nesh përmes valëve të shkurtra – pohon Alice Sjardijn nga SHBA-ja. – Radio stacioni juaj ishte një burim shumë i pasur i lajmeve nga bota. Mediat këtej nuk u kushtojnë mjaft vëmendje çështjeve ndërkombëtare. Artikujt tuaja ishin me shumë vlerë, sidomos për sa u përket problemeve globale. Një dëgjues tjetër nga SHBA-ja, Eldee Stephens, është i mendimit se duke u ndërprerë transmetimet me valë të shkurtra, Radio Bullgaria do të humbë pozitën e saj ndër mediat ndërkombëtare, po ashtu prej saj do të largohen shumë dëgjues të rregullt.

Një letër shumë emocionuese erdhi në redaksinë e gjuhës gjermane. Wolfgang Heerwing nga Ellerbeku i Gjermanisë shkruan: Mora vesh që Radio Bullgaria ndërpret transmetimet me valë të shkurtra – nuk u besova syve. Do të humbim mundësinë të dëgjojmë programe të mira plot informacione. Më vjen keq. Besoj se edhe dëgjuesit e tjerë gjithashtu mendojnë kështu. Më vjen keq edhe për nëpunësit e Radio Bullgarisë, puna e të cilëve nuk vlerësohet siç duhet.

Paul Frank nga Baden-Baden të Gjermanisë dërgon letrën: U shqetësova shumë pasi mësova se Radio Bullgaria nuk do të transmetojë më me valë të shkurtra. Nuk fjeta tërë natën. Këtu nuk kemi të bëjmë me një lidhje të thjeshtë, unë e dua Bullgarinë, njerëzit andej dhe sa shumë dashuri kam për Radio Bullgarinë. Mësova shumë për vendin tuaj dhe mendoj se e njoh mjaft mirë. Për mua transmetimet në gjuhën gjermane ishin një botë të vogël çudirash.

Rene Pigeard nga Franca, i cili shpeshherë qëndronte në valët e Radio Bullgarisë, dërgoi letrën: Më erdhi keq që Radio Bullgaria nuk do të transmetojë më me valë të shkurtra. Pse nuk na e bënë neve pyetjen, dëgjuesve të rregullt, të cilët prej vitesh marrim pjesë aktive në jetën e Radio Bullgarisë. Dëgjuesi francez kishte bashkëngjitur një letër proteste të Radio klubit du Perche, ku adhuruesit e radios shprehin keqardhjen e tyre për ndërprerjen e transmetimeve përmes valëve të shkurtra. Thomas Witherspoon, i cili ndjek emisionet e Radio Bullgarisë, diskutoi këtë çështje përmes një artikulli në blogun e tij. Ja se çfarë shkruan dëgjuesi i rregullt i emisioneve në gjuhën greke, Tzon Babis: Jam në valët e Radio Bullgarisë që prej 1990-ës. Me interes të madh ndjek informacionet që transmetoni , më pëlqen edhe muzika e programeve tuaja. U mërzita shumë, kur mora vesh që nuk do të mund të notojë mbi valët e shkurtra të radio Bullgarisë. E di se sot shumë njerëz dëgjojnë radio në internet, por nuk më besohet që në çdo kohë këta do të mbajnë kompjuter me veten.

Dëgjuesit e emisioneve në gjuhën bullgare gjithashtu mbetën të pakënaqur me ndërprerjen e transmetimeve me valë të shkurtra. Detelin Stojanov, kapiten i një anijeje tregtare shkruan: Përshëndetje, Radio Bullgaria. Do të doja t’ju falënderoja që 30 vjet me radhë ishit pranë meje. E kini parasysh që në det qasje në internet është pothuajse e pamundur dhe për ne, marinarët, emisionet tuaja ishin burimi kryesor informacionesh nga Bullgaria. Ju dëgjoja në vitet 1979-1981, kur isha në stazh, edhe pastaj, kur lundrova në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe. Ju ishit miku im, kur notova në ujërat e Oqeanit Indian dhe Oqeanit Atlantik. Kënaqesha me ju, kur bëja rrugën e gjatë për në Afrikën e Jugut dhe Kanada. Pasi keni ndërprerë transmetimet me valë të shkurtra, do të dëgjojmë emisionet në gjuhën angleze të BBC-së. Fatkeqësisht në to nuk gjenden informacione për Bullgarinë.

Redaksia e gjuhës turke mori letrën e Seime Demirit nga fshati Srednja, Bullgari Verilindore. U kërkoj ministrave dhe deputetëve që të mos krijojnë pengesë në transmetimet e gjuhës turke. Ne, turqit në Bullgari, kemi lindur dhe jemi rritur në këtë vend dhe e duam shumë Bullgarinë, e cila është atdheu ynë. Më pëlqejnë programet kushtuar shëndetësisë, blegtorisë prodhimit të duhanit, letërsisë dhe artit. Nëpërmjet këtyre transmetimeve unë marr informacione shumë të dobishme nga fusha të ndryshme. Shaban Oztyrk nga Turqia, dëgjues i dhënë pas Radio Bullgarisë, siç vetë pohon ai, shkruan: Në radhë të parë dua të falënderoj që letra ime gjeti vend në programin “Kutia postare” të muajit nëntor të vitit të kaluar. U kënaqa jashtëzakonisht shumë.

Dëgjuesit nga Rusia dhe ish-republikat sovjetike janë në merak, sepse andej qasje në internet ka vetëm në qytetet e mëdha. Sergej Sosin dërgoi në redaksinë e gjuhës ruse këtë letër: Të dashur miq bullgarë, më vjen keq që Radio Bullgaria largohet nga transmetimet përmes valëve të shkurtra. Fatkeqësisht nuk mund t’ju dëgjoj në internet. Që prej moshës së pjekurisë ndjekja emisionet tuaja, të cilat më afronin me Bullgarinë dhe Ballkanin. Pse të mos ruani një-dy transmetime në rusisht dhe bullgarisht? Shumë dëgjues tuaj nuk e kanë qasjen në internet. Nuk e kam fjalën fare për bullgarët nga Moldavia, Ukraina dhe Azia e Mesme. Ata banojnë në fshatra, ku ka probleme me energjinë elektrike. Shumë prej këtyre njerëzve nuk kanë mundësi as t’ju dërgojnë letra. Rusi Aleksandër Makuhin, i cili ishte në valët e Radio Bullgarisë që prej 1990-ës shkruan: E vlerësoj lartë transmetimin e gjuhës ruse me valë të shkurtra. Emisionet tuaja janë plot informacione cilësore. Jam i mendimit që qeveria e Bullgarisë duhet të bëjë gjithçka të mundshme që të ruajë këto transmetime. Për mendimin e dëgjuesit nga Rusia, Sergej Shohin, ndërprerja e transmetimeve me valë të shkurtra është kategorikisht e padrejtë. Në letrën dërguar redaksisë ruse ai shkruan: Është shumë e dobishme që bota të jetë në dijeni se çfarë është pikëpamja e Sofjes për situatën në vend. Jam adhurues i “DX MIX” të Ivo Ivanovit. Ky është i vetmi program aq cilësor në gjuhën ruse në botë për adhuruesit e radios. Nuk duhet harruar bullgarët jashtë shtetit, për të cilët Radio Bullgaria përbën një mundësi të mirë që të ndihen pranë atdheut.”Ja se çfarë pohon Vlladimir Pivovarov nga Ukraina në letër: Pse qeveria bullgare nuk kupton që kështu vret emrin dhe historinë e vet në botën bashkëkohore?

Bashkë me komentet në lidhje me ndërprerjen e emisioneve të Radio Bullgarisë me valë të shkurtra, dëgjuesit tanë shprehën interes ndaj programeve të ndryshme. Me shumë aktivitet u prezantuan përdoruesit e faqes së gjuhës arabe në internet. Me interes të madh vazhdojmë të ndjekim artikujt tuaj në faqen e internetit, shkruajnë nga Radioja DX-ing Algjeri. Ndër programet e preferuara janë ato të turizmit, kulturës dhe shëndetësisë. Bernar Marty nga Franca shkruan: Ju përgëzoj shumë për emisionet e bukura, me përmbajte të mirë. Nëpërmjet tyre ne ëndërrojmë dhe udhëtojmë në botën e shumëllojshme të Bullgarisë. Ne do t’ju ndjekim edh enë internet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Na shkruajnë

Të gjitha nga rubrika Na shkruajnë