Të nderuar dëgjues, miq të Radio Bullgarisë nga mbarë bota, nga data 1 shkurt media jonë ndërpret transmetimet e veta me valë të shkurtra, 76 vjet pas transmetimit të parë me këto frekuenca. Shkaqet për këtë janë si financiare, ashtu dhe rezultat i dëshirës sonë për të ecur me ritmin e kohës. Emisionet në gjuhët e popujve ballkanikë do të vazhdojnë të transmetohen me valë të mesme. Tashmë mund të dëgjoni programin tonë të zgjedhur të ditës edhe në internet, me adresë: http://bnr.bg/sites/sq/FullEmissions/Pages/default.aspx
Kështu Radio Bullgaria është duke hyrë në një etapë të re të zhvillimit të saj. Besojmë se në këtë mënyrë marrëdhëniet tona të besimit dhe miqësisë, të krijuara në vazhdim të shumë viteve, do të forcohen edhe më shumë. Ne përsëri do të jemi me ju – me dëgjuesit tanë të vjetër dhe me ata, të cilët që sot e tutje do të bëhen pjesë e familjes së madhe të Radio Bullgarisë.