Urime të shumta për shëndet dhe mirëqenie, për sukses dhe ëndrra të realizuara me rastin e Festave të Vitit të Ri arritën tek ne gjatë muajit të fundit të vitit 2011. Ato janë nga ju, dëgjuesit tanë nga pikët e ndryshme të botës. Ju falënderojmë përzemërsisht për përshëndetjet e sinqerta.
Mes urimeve më të shpeshta ishte dhe ky të vazhdojnë emisionet tona në valë të shkurtra. “Mbrëmë, fare rastësisht ju kapa në eter. Me një befasi zbulova se, kjo është Radio Bullgaria, që më pëlqeu shumë. Dua t’u bind se, në ShBA akoma ka njerëz të rinj, të cilët ju dëgjojnë në valë të shkurtra, dhe jo në internet. Vazhdoni këtë punë të mirë!” na uron Xhijn Bitnër nga Teksasi. “Më pëlqejnë shumë lajmet nga politika aktuale dhe transmetimet tuaja në tema kulturore dhe historike. Përveç kësaj, transmetoni një muzikë shumë të bukur – thotë Kllaus Nojpert nga Gjermania. Afërsia e madhe e cila vjen përmes transmetimit në valë të shkurtra është një përjetim, i cili nuk mund të zëvendësohet me asnjë mjet tjetër teknik. Shpresoj, se edhe në të ardhme do të mund të dëgjoj transmetimet tuaja në valë të shkurtra”. Bashkatdhetari i tij Mihaell Lindner na shkruan: “Në sajë të transmetimeve tuaja mund të kaloj kohën time të lirë në një mënyrë të këndshme. Radioja – kjo është jeta! Jam shumë i lumtur, se pavarësisht nga vdekja e valëve të shkurtra akoma ekzistojnë radio programet tuaja në valë të shkurtra! Ju uroj një start të suksesshëm gjatë Vitit të Ri 2012 dhe ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj dhe për miqësinë!”
Dëgjuesi ynë nga Franca Olibie Roben po kështu është përkrahës i transmetimeve me valë të shkurtra: “Me teknologjitë e reja tanimë mund të dëgjosh emisionet në internet, por përjetimi të vërtisësh kopsën dhe të kapish ndonjë vend të largët është krejt tjetër, të zbulosh zërat dhe të gëzohesh se ke pasur sukses! Vazhdoni po kaq mirë ta paraqisni Bullgarinë përmes valëve, kurse unë kam një dëshirë të madhe që t’ju vizitoj!”. Allberto Marçand nga Uruguai shkruan: “Vizitova sajtin tuaj dhe isha i befasuar në mënyrë shumë të këndshme, se keni një faqe të shkëlqyer në gjuhën spanjolle – me një formim shumë të mirë, me një informacion të pasur dhe të larmishëm dhe me materiale me të vërtetë interesante. Përshëndetje për profesionalistët të cilët përgjigjen për publikimet në të. Shpresoj se, transmetimet në valë të shkurtra do të vazhdojnë, pavarësisht nga kriza financiare, e cila ka çuar deri në zhdukjen e shumë radiostacioneve, për të cilët ne, adhuruesit e radios, kujtohemi me nostalgji dhe dhimbje. Ju faleminderit se u mbetët besnik valëve të shkurtra, dhe se qetë me ne gjatë vitit 2011”. Xhejms Obrajt nga Ulësi na shkruan në letrën e tij se, gjatë muajve të fundit e ka ri zbuluar Radio Bullgarinë dhe shton: “Ju faleminderit për këtë se, më tregoni se çfarë vendi i shkëlqyer është Bullgaria. Më pëlqen shumë muzika, të cilën e lëshoni, si dhe programet tuaja të paraqitura mirë. Me padurim pres Vitin e Ri, gjatë të cilit do të vazhdoj t’ju dëgjoj në valë të shkurtra.”
Për fat të keq kriza ekonomike ka prekur Bullgarinë, si edhe Radion Kombëtare Bullgare. Gjatë vitit 2012 ajo disponon me një buxhet më të ulët. Në bazë të këtij shkaku Radio Bullgaria, si shume radiostacione të tjera të ngjashme nëpër botë, ndërpret transmetimet e veta me valë të shkurtra. Por, shpresojmë qe ju do të mbeteni dëgjues besnikë të transmetimeve tona, të cilat do të vazhdojnë të tingëllojnë në internet.
Mbi 60 e-maile dhe kartolina me urime të sinqerta mbërritën nga bashkatdhetarët tanë jashtë kufirit. Nga Australia, Maria Stamenkova, redaktore dhe drejtuese e programit në gjuhën bullgare në radiostacionin etnik 5 EBI-FM Adelaide drejton përshëndetjet e veta në formë vjershe:
Të jetë Krishtlindja juaj e paharruar,
kurse viti – i papërsëritshëm!
Të jeni të shëndetshëm, të gëzuar, dhe me buzë në gaz
dhe të bekuar nga Zoti!
Gëzuar Vitin e Ri 2012!
Afro 360 e-maile në gjuhën arabe mbërritën në postën tonë elektronike gjatë muajit dhjetor. Urimet e veta për shëndet dhe mirëqenie dërgon dhe Mohammad Ibrahim nga Egjipti dhe shton: “Vazhdoj të dëgjoj me interes muzikë bullgare dhe më në veçanti folklorin tuaj melodik”. Hamdan Said nga Algjeria shkruan: “Më pëlqen shumë faqja juaj elektronike, sepse në të ka si tema politike dhe ngjarje kulturore, po kështu edhe sport. Prej saj informohem për ngjarjet më të rëndësishme nëpër botë dhe në vendin tuaj”. Riad Ahmet nga Kuvajti është mes miqve të Radio Bullgarisë në rrjetin social Facebook: “Të gjithëve në Facebook ju uroj festa të gëzuara dhe lumturi, shëndet dhe suksese profesionale për Vitin e Ri”.
“Ne këtë muaj të ftohtë festash ju përcjell urimet e ngrohta për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri sa më të mbare për të gjithë ju. Shëndet, gëzim, harmoni dhe mirësi ne familjet tuaja! Viti qe po troket të jetë një vit më i mirë se ky që po lemë pas, një vit i begate dhe sjelltë veç paqe e dashuri ne zemrat e gjithsecilit!” – dërgon letër përshëndetëse Arsinela Xhara nga Shqipëria. Dëgjuesi i rregullt nga Kosova Fadil Ribari dërgoi përshëndetjet e tij në një video-incizim të posaçëm. Kryeredaktori i revistës “Dituria” Sokol Demaku dërgoi një vjershë të tij të lidhur me Vitin e Ri.
“Më pëlqen shumë programet tuaja dhe gjithmonë i pres me padurim. Unë jam 64 vjeçe dhe kam 3 djem dhe 7 nipër” – ka shkruar Aziza nga fshati Shiroko pole, rrethi i Kërxhalit, e cila dëgjon emisionet në gjuhën turke. Uroj Vitin e Ri të gjithë ekipit tuaj dhe ju uroj edhe në të ardhme të na gëzoni me programe akoma më të mira.” Llale nga qyteti Komotini në Greqi, e cila po kështu ndjek transmetimet në gjuhën turke, thotë: “Të dashur folës të radio, më gëzojnë dhe më emocionojnë jashtëzakonisht shumë letrat, të cilat i marrë prej jush. Ju jeni miqtë e mi të vjetër. Vazhdimisht dëgjoj programet tuaja dhe më pëlqen shumë. Ju na informoni për lajmet interesante nga të gjitha krahinat e vendit tuaj dhe nëpër të gjithë botën, për të cilën ju falënderoj shumë.”
“Ju jam shumë mirënjohës për këtë se, akoma ekzistoni, si dhe për qëndrimin e vëmendshëm ndaj dëgjuesve. Pavarësisht se nuk ju njoh personalisht, ju jeni një pjesë nga jeta ime. Këtu në xhunglën peruane ka një njeri i cili mendon për ju”, thotë Enri Rejes nga Peruja. Marsio Fransisko da Sillva nga Brazili shkruan: “Përshëndetje, miqtë e mi të besuar nga Radio Bullgaria. Ndjek një kurs për gjuhën bullgare dhe më pëlqen shumë. Di shumë pak gjëra, por ajo të cilën e kam mësuar, më ndihmon shumë. Prej viteve dëgjoj transmetimet tuaja. A nuk është e mundshme të transmetoni programin në gjuhën portugeze për ne, brazilianët? Gëzohem se, presidenti i Brazilit Dillma Rusef është me prejardhje bullgare! Më pëlqen se lidhjet midis Brazilit dhe Bullgarisë po thellohen. Përse nuk përfshini në transmetimet tuaja dhe bisedat telefonike me dëgjuesit tuaj? Çdo javë nga 1 dëgjues nga 1 vend të ndryshëm. Transmetime për histori, ekologji si dhe për adhuruesit e radios, dhe programi mbi letrat e dëgjuesve po vazhdojnë të jenë po kaq me cilësi të lartë dhe mësova akoma shumë gjëra të reja për Bullgarinë.”
Fullvio Portiçeli nga Italia pohon: “Radio Bullgaria ka një vend të posaçëm në zemrën time. Përmes transmetimeve tuaja mësova shumë për realitetin në vendin tuaj, për ngjarjet, të cilat rastisin, për kulturën si tërësi. Faleminderit për mundësinë e ofruar të njoh vendin tuaj. Gëzuar Vitin e Ri 2012! Le të jetë ky vit i sukseseve, i shëndetit dhe i lumturisë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva