Para pak kohe Komisioni Evropian u dërgoi një ultimatum 14 vendeve nga BE-ja për të aplikuar sa më shpejt eurodirektivën për pulat-pjellëse. Sipas këtij reglamenti, të miratuar që gjatë vitit 1999, nga data 1 janar i vitit 2012, pulat-pjellëse në BE duhet të rriten në mënyrë humane, domethënë në qeliza të mëdha, të paktën 750 centimetra kubikë. Bullgaria është një prej shteteve, të cilat vonohen me aplikimin e kësaj direktive, por prapëseprapë është afër aplikimit të saj.
Vetëm dhjetë prej 121 fermave për rritje pulash-pjellëse te ne nuk u përgjigjen krejtësisht kërkesave. Gjatë takimit të ministrit të bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov me Organizatën profesionale të rritësve të pulave-pjellëse, u saktësua grafiku i ndreqjes së problemit.
“Kam sigurimin e Bashkimit profesional të prodhuesve të vezëve dhe të Agjencisë bullgare për ushqimet se deri në fund të muajit maj kërkesat do të zbatohen, deklaroi para gazetarëve ministri Mirosllav Najdenov. – Domethënë nga muaji qershor, kur pritet që të vijë te ne një mision i Komisionit Evropian për këtë çështje, ne duhet t’i kemi zbatuar kushtet. Tani për tani nën gjysmë milionë pula-pjellëse rriten ende në qeliza, të cilat nuk u përgjigjen kërkesave të eurodirektivës.
Bullgaria pagoi një çmim shumë të lartë për t’i përgjigjur kësaj direktive. Në vitin 2007 në vend funksiononin ferma me afro 11 milionë pula-pjellëse. Shumë prej tyre nuk kishin mjete të mjaftueshme financiare për t’u modernizuar dhe mbyllën dyer. Aktualisht ka rreth 100 ferma, të cilat janë modernizuar sipas reglamentit të ri. Prandaj Bullgaria nuk ka frikë nga sanksione të reja sa i përket reglamentit evropian për pulat-pjellëse. Shqetësimet e prodhuesve bullgarë të vezëve janë të ndryshme. Ata kanë frikë për konkurrencën jolojale të kolegëve nga shtete të ndryshme, të cilat siç duket, nuk do të mund t’i zbatojnë së shpejti kërkesat dhe do të vazhdojnë të bëjnë dumping, duke i shitur vezët e pulave të rritura në qelizat e ngushta, pa investuar asnjë centë në pajisje të reja.
© Foto: BGNES
Ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov
“Pas hyrjes në fuqi të reglamentit në fillim të vitit, bëjmë kontrollime masive në rrjetin tregtar dhe tashmë konstatuam disa shkelje – vuri në dukje ministri Najdenov. – Në tregun tonë ofrohen vezë të pulave, që nuk rriten sipas reglamentit të ri. Kuptohet, këto vezë nuk janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, por shkelin rregullat dhe kjo çon deri në një konkurrencë jolojale.”
“Kontrolli në Bullgari është i rritur – vuri në dukje Ivan Agellov, kryetar i Bashkimit profesional të prodhuesve të vezëve ai. – Në 10 fermat, në të cilat ende rriten pula edhe në qeliza të ngushta, edhe në qeliza të zmadhuara, inspektorët veterinarë bëjnë kontrollime 24 orë dhe vezët e pulave në qelizat e ngushta përdoren vetëm për përpunim industrial. Ne ngulim këmbë për masa adekuate edhe nga ana e shteteve me firma të mëdha për prodhim vezësh, të cilat disponojnë rreth 30-40 milionë pula-pjellëse. Për shembull në Greqinë fqinje 90 për qind e shpendëve janë ende në qelizat e vjetra. Në Poloni vetëm 50 për qind e fermave janë modernizuar. Në Spanjë rreth 85 për qind e pulave-pjellëse ndodhen në qelizat e vjetra.”
Në mbrojtje të kësaj kërkese legjitime të prodhuesve bullgarë të vezëve, ministri Najdenov premtoi se do t’u dërgojë një letër homologëve të tij në shtetet, të cilat ende nuk e kanë zbatuar direktivën. Në këtë letër ai do të ngulë këmbë, që vezët e pulave, që rriten në qeliza të zmadhuara, të transportohen në Bullgari vetëm me certifikatën përkatëse. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian afro 50 milionë pula-pjellëse në BE ende rriten në qelizat tradicionale. Vetëm gjatë muajit janar prej tyre janë marrë 1 miliard vezë, të cilat mund të shiten në mënyrë të paligjshme në tregun evropian si vezë pulash të rritura në qeliza të zmadhuara.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva