e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e enjte, 9 shkurt 2012 2:43.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Bullgaria dhe Bashkimi Evropian

Raporti i KE-së për Bullgarinë – ka përparim, por duhen akoma përpjekje 

Komisioni Evropian i rekomandon Bullgarisë të bëjë përpjekje suplementare në reformën gjyqësore, në luftën me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar në raportin ndërmjetës mbi Mekanizmin për bashkëpunim dhe vlerësimit në fushën “Drejtësi dhe Punë të brendshme”. Raporti është aktualizimi teknik i ndryshimeve më të rëndësishme gjatë 6 muajve të fundit dhe nuk ka analiza politike. Gjatë verës Komisioni Evropian do t’i bëjë një vlerësim të plotë për përparimin e vendit gjatë 5 vjetëve monitorim nga aderimi ynë ndaj Bashkimit Evropian deri tani. Prej tij do të varet nëse do të hiqet mekanizmi, kurse në mënyrë të tërthortë, nëse do të hyjmë në Shengen, për shkak të kushtit të Holandës për 2 raporte pozitive në vazhdimësi.

Sipas Komisionit Evropian, Bullgaria ka përparim gjatë kryerjes së rekomandimeve nga korriku i vitit 2011, por duhen akoma veprime më të forta në disa fusha. Raporti tregon si një zhvillim pozitiv faktin se, Gjykata e specializuar për krime të organizuara ka filluar të punojë që nga muaji janar, kurse Komisioni për marrjen e pronësisë të fituar në mënyrë të paligjshme ka kryer punë të konsiderueshme. Përveç kësaj mbi një sërë rekomandimesh janë bërë hapa përpara, por duhen bërë veprime edhe më bindëse. Rekomandohen procedura edhe më transparente gjatë emërimeve në sistemin gjyqësor, një ligj më të mirë për marrjen e pronësisë dhe akoma hapa të tjera mbi reformën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurorisë dhe Policisë. Është i nevojshëm një rezultat edhe më i mirë te gjyqet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpër katet e larta të pushtetit, një kontroll edhe më të mirë të të ardhurave dhe të pronave të politikanëve dhe të nëpunësve të lartë shtetërorë. Priten dhe gjyqe për mashtrime me mjetet evropiane, një analizë e thelluar të dobësive të praktikës gjyqësore dhe hetimore mbi gjyqe të rëndësishme për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhurimet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë treguar si rrezik për transparencën financiare dhe shtrembërimin e rregullave për prokurimet publike.

Sipas qeveritarëve nga partia e djathtë-centriste GERB dhe kryeministri Bojko Borisëv raporti evropian është objektiv dhe i balancuar, por një pjesë nga kritikat në të vijnë nga fjalimet opozitare politike brenda dhe jashtë vendit, e dyta – të vetë pushtetit gjyqësor si të pavarur, e treta – rezultat të gabimeve personale. Opozita në Parlament – të majtë, të djathtë dhe liberalë, si tërësi e shpallën raportin si shumë negativ. Me argumentin, se nuk është shkruar “ka vullnet politik”, pavarësisht se ai është teknik, dhe jo politik. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e shfrytëzuan rastin të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov, kurse Demokratët për Bullgarinë e Fortë – ndryshime në Kushtetutë. Por sipas bashkëkryetarit të Grupit parlamentar të partisë GERB në Kuvendin Popullor, Iskra Fidosova leximi i Komisionit Evropian për atë që është kryer nga Bullgaria sipas rekomandimeve nga korriku i vitit të kaluar, nuk është i keq: Kemi një vlerësim shumë të lartë në raportin për Prokurorinë dhe Gjykatën e specializuar – u argumentua ajo. Por qemë të akuzuar gjatë gjithë vitit nga opozita, na pengonin të krijojmë këtë hallkë të specializuar të re për luftë me krimin e organizuar. Tani ka edhe vlerësim nga Brukseli dhe sipas meje ai është shumë i lartë. Presim rezultate prej tij në raportin e korrikut, kur do të ketë një llogaridhënie reale për 6 muajt e parë nga puna e hallkës për numrin e dënimeve kundrejt numrit të përgjithshëm të procedurave gjyqësore. Një vlerësim pozitiv ka edhe për komisionin e ri të pavarur, që vendos dhe zbulon konfliktin e interesave. Për nën 4 muajve, gjatë mbi 140 sinjaleve të ardhura, komisioni është shprehur mbi 25 prej tyre. Mbi gjysma janë me një konflikt të vendosur të interesave, aktualisht po rrjedhin procedura gjyqësore mbi kundërshtimin e vendimeve dhe presim shpalljen e gjyqit mbi korrespondencat e para për hyrje në fuqi.

Sa i përket rekomandimit për reformën dhe emërimet në sistemin gjyqësor, ishte ndryshuar Ligji për pushtetin gjyqësor, por me shumë debate, tha Fidosova: E pranuara prej nesh në Ligjin për pushtetin gjyqësor nuk është e mjaftueshme. Vullneti ynë është se gjatë 3 muajve të ardhshëm të fusim ndryshime për rregulla të qarta, rregulla konkrete dhe transparente për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por e pranojmë këtë rekomandim dhe kritikë – tha ajo dhe shtoi se, me këtë ndryshim, por dhe ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale është ndaluar praktika e kthimit të gjyqeve nga Gjykata e Lartë e Kasacionit drejtuar instancave – vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian. Sipas Fidosovës është i lart dhe vlerësimi për veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për krijimin e hallkave të specializuara në ndihmë të luftimin e kriminalitetit. Por që të mund të vlerësohet mirë dhe në raportin e ardhshëm veror, nga Bullgaria priten ndryshime të tjera.

Për Radio Bullgarinë Iskra Fidosova komentoi dhe shanset për heqjen e mekanizmit, për të cilin sipas fjalëve të saj ka ardhur koha më në fund të flasim zyrtarisht: Në qoftë se me të vërtetë përpiqem gjatë disa muajve të ardhshëm përpara raportit të korrikut të realizojmë rekomandimet e tanishme – shumë pak kundrejt atyre në raportet e mëparshme, dhe në qoftë se në raportin tjetër janë në dukje vetëm termat nga fillimi i atij të tanishëm – “të realizuar”, veprime të ndërmarra, me fjalë të tjera, "një varg hapash, por jo vetëm një gjë të filluar”, rezultate të dhëna reale e kështu me radhë – kemi të gjitha bazat të mbrojmë të drejtën e shtetit bullgar të kërkojë të ndërpritet monitoringu mbi “drejtësinë dhe punë të brendshme”. Ky është mendimi im personal. Por ky është dhe një hap drejt Zonës së Shengenit. Shpresoj për një vështrim tjetër dhe lexim të gjërave nga ana e qeverisë holandeze. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kolazh: Vergil Mitev

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com