Çmimi i Parlamentit Evropian “Qytetar i Evropës” jepet për arritje të jashtëzakonshme dhe veprime në dobi të Evropës. Sivjet mes 37 laureatëve është bullgari Petër Petrov, teknik i anijes “Kosta Konkordia”. Gjatë përmbytjes së anijes bullgari ndihmoi shpëtimin e më shumë se 500 vetave. Më 7 dhe 8 nëntor në Bruksel laureatët do të dekorohen me medalje nderi.
Më 13 janar 2012 anija e udhëtarëve “Kosta Konkordia” u përmbyt pranë ishullit italian Xhilio. Pasi u përplas me shkëmbinj rrethues anija shpejt filloi të mbushet me ujë. Në bord kishte më shumë se 4 200 veta. Ekuipazhi dha sinjalin SOS, por për shkak të kushteve të këqija meteorologjike mjeti i lundrimit u bë i kërcënueshëm për çdokënd në afërsi të tij. Në këtë situatë të vështirë kryetekniku Petër Petrov arriti të bëjë gjashtë transportime me varkë dhe shpëtoi më shumë se 500 veta. Bullgari ishte mes tre marinarëve të fundit, të cilët u larguan nga anija atëherë kur morën sinjal se roja bregdetare e ka zotëruar situatën. Veprimet shpëtuese të Petër Petrovit parandaluan një strategji të madhe për gjithë Evropën. Ndër pasagjerët e anijes së përmbytur ishin dhjetëra qytetarë kryesisht të vendeve të BE-së.
Kandidaturën e Petër Petrovit e aplikoi Kristian Vigenin, deputet në BE i Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve. Njëri nga juria, Andrej Kovaçev, tha se vlerat e shtetësisë evropiane kërkojnë që respektimi i të drejtave dhe detyrimeve të bëhet jo vetëm në mënyrë personale, por edhe në dobi të të tjerëve. “Evropa ka nevojë për guximtarë, të cilët të japin shembull për profesionalizëm dhe gatishmëri të veprimeve shpëtuese. Ia vlen të dekorohet Petër Petrov”, deklaroi z. Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane.
Deputeti i Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve, z. Stanimir Illçev, gjithashtu përfaqësues i jurisë, thotë se Petër Petrov është shembull për trimëri në moment kur ndjena e mbijetesës individuale zëvendëson kauzën bamirëse.
Deputeti tjetër i Aleancës së socialistëve dhe demokratëve, pjesë e jurisë, z. Evgeni Kirillov, deklaron: “Veprimi i një qytetari i Evropës, i cili vë në rrezik jetën e vet për të shpëtuar njerëz të tjerë, tregon standardet më të larta morale të BE-së.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova