e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 30 janar 2012 4:07.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Bullgaria dhe Bashkimi Evropian

Bullgaria kategorikisht nuk do të jetë dakord me taksat fiskale në Paktin evropian për stabilitet 

“Bullgaria në mënyrë kategorike nuk do të jetë dakord me barazimin e taksës mbi tatimet korporatave në Bashkimin Evropian. Jo vetëm Bullgaria, por dhe vendet e tjera nuk janë dakord, kështu që kemi edhe shumë përkrahës të tjerë”. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë Valentin Nikollov, zëvendëskryetar i komisionit ekonomik parlamentar.

Bullgaria ka një nga taksat më të ulëta korporatave në Bashkimin Evropian – 10%. Ndaj grupit të atyre të cilat nuk janë dakord me këtë klauzolë nga Pakti fiskal i Bashkimit Evropian aderohet dhe Irlanda me 12.5% taksë korporatave. Rezerva ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian kanë akoma Hungaria dhe Rumania me një taksë prej 16%. Polonia dhe Suedia u sprapsën nga miratimi fillestar dhe shprehën rezervat e veta ndaj firmosjes së marrëveshjes së re për disiplinë fiskale në Bashkimin Evropian. Të mos të flasim për Britaninë e Madhe. E cila që në fillim u shpall se, nuk do të përfshihet në Paktin fiskal evropian. Pritet që sot liderët e Bashkimit Evropian të firmosin Paktin për shpëtimin e euros gjatë kohës së takimit të nivelit të lartë në Bruksel. Ndryshime në përmbajtjen e marrëveshjes janë të mundshme deri në momentin e fundit.

Qeveria bullgare frikësohet se, nën presionin e shteteve të mëdha në Bashkimin Evropian si Gjermania dhe Franca, mund të arrihet deri në ngritjen e taksave të drejtpërdrejta në Bullgari. Këtë e parashikon kapitulli i 4 në paktin “Euro+”. “Formulimet janë mjaftë përgjithësuese dhe të shmangshme, komenton ngritjen e taksave te ne nën presionin e Brukselit ministri i jashtëm Nikollaj Mlladenov. – Prandaj ne do të kryejmë angazhimet, pasi të hyjmë në Eurozonë”. Ministri i financave Simeon Djankov nuk frikësohet nga politika e përgjithshme e taksave, sepse taksat e drejtpërdrejta mbeten “territor i lirë”. Bullgaria do të ngul këmbë dhe për statut të një vëzhguesi aktiv mbi masat, të cilat do të merren. Kërkuam mendimin mbi “temën e ditës” të zëvendëskryetarit të komisionit ekonomik në Parlamentin bullgar Valentin Nikollov.

© Foto: BGNES


Çfarë fiton dhe çfarë humb Bullgaria nga firmosja e Paktit evropian për stabilitet?

“Fillimisht, Bullgaria fiton për shkak të kësaj se i ka shkruar detyrat. Me fjalë të tjera ajo ka të gjitha premisat shumë lehtë të aderohet ndaj “Euro+”. Së dyti, ajo mund të marrë pjesë në vetë ndërtimin e parimeve dhe të kufizimeve në paktin fiskal. Për shembull, të mos të na imponojnë barazim të taksave. Kur jemi jashtë nga një procesi të dhënë dhe vendosim pas kësaj të hyjmë, bëhet shumë më vështirë. Bullgaria mund të japë shembull për ndërtimin e stabilitetit financiar dhe të disiplinës, të marrë pjesë në proceset e marrjes së vendimeve.”

A ka variant që kërkesat e Bullgarisë të mund të pranohen?

“Gjithmonë ka. Kryeministri Bojko Borisov ishte për një vizitë në Gjermani dhe u takua me Angela Merkelin. Aty u shqyrtua dhe pozita e Bullgarisë, dhe deri në një shkallë të madhe ajo pranohet edhe nga kancelaria gjermane. Kuptohet se, kërkesa e Bullgarisë për bashkëfinancim të projekteve evropiane me 5% nuk mori miratim. Por pjesa më e madhe e gjërave ndërmerren nga Gjermania, e cila është motori bazë i procesit.”

Çfarë do të thotë barazim i politikave ekonomike dhe më posaçërisht të taksave?

“Ka një program konvergjent, sipas të cilit duhet të barazohen të gjitha taksat. Ne ecim në kuadrin e këtij programi dhe pothuajse çdo vit në etapa i shtojmë. Flas për akcizat e lëndëve djegëse, të prodhimeve të duhanit dhe të alkoolit. Për shkak të kësaj, frika e Bullgarisë është të mos të ketë barazim dhe të taksës fiskale korporatave. Kurse ajo na jep një prioritet konkurrent dhe mundësi pikërisht në një program konvergjent të arrijmë një nivel mesatar evropian. Duke e barazuar këtë taksë me të gjitha taksat e tjera, Bullgaria humb në mënyrë absolute prioritetin e vet konkurrues. Sepse ekonomia jonë ka prodhueshmëri dhe aftësi konkurruese shumë më të ulëta. Kështu që Bullgaria në mënyrë kategorike nuk do të jetë dakord me këtë klauzolë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com