Kabllo pa fund, karrikues nga telefona të vjetër mobil dhe turli far gjërash të tjera mbushin dollapët nëpër shtëpitë tona. Kaosi i ri elektronik krijon jo vetëm ç’rregullsi, por dhe një dis-komfort kur nisemi të kërkojmë karrikusin për telefonin mobil. Që të mund të ketë një rregullsi në kaos, Bashkimi Evropian aplikoi karrikues unik. Ideja dhe patenta janë të Bullgarisë, kurse ish ministrja mbi çështjet evropiane Gjergana Pasi është një pjesë nga ekipi , i cili do të lehtësojë gjysmë miliardë qytetarë evropian. Një njohje të merituar për veprimtarinë aktive qe dhe nominimi për “një kampion digjital” të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.
Çfarë do të thotë kjo? Kampion shifror ose digjital është diçka si ambasador, thirrës, mbrojtës për shfrytëzimin e teknologjive informative në jetë. Sipas kërkesave të Komisionit Evropian ai duhet të jetë një person i njohur dhe kontakt, i cili tërheq vëmendjen e njerëzve ndaj kauzës. Dhe akoma:
“Kampion shifror do të thotë një njeri, i cili ka emocion ndaj temës, ka vullnet ta verë në rendin e ditës, ka dëshirë të flasë për të - tregon dhe anën emocionale të çështjes Gjergana Pasi në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Po filloj punën si një kampion shifror me një entuziazëm të veçantë. Kjo është një punë jo e paguar, por krejtësisht e nderuar. Por kjo është formulë e cila është garanci për sukses të shoqërive të tëra. Dhe në qoftë se Bullgaria mundet të njihet në këtë formulë, kjo do të thotë se mund ti garantojë vetes një të ardhme më të mirë”. Kjo është iniciativa e re e Komisionit Evropian, e marrë nga përvoja britanike. Një grua e re e cila merret me biznes, është entuziazmuar ti detyrojë njerëzit të shfrytëzojnë shumë më aktivisht internetin dhe ka mundur të tërheq për kauzën 10 milionë britanas, të cilët përpara kësaj asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar rrjetin. Kështu lind projekti i Komisionit Evropian, ku ideja është jo vetëm të popullarizohet digjitalizimi, por dhe të bindet çdo një evropianë në dobinë nga aplikimi në ditët e përditshme.
Pikërisht duke shkelur mbi këtë metodë, Komisioni Evropian dërgon letra deri tek vendet-anëtare, në të cilat kërkon që çdo një vend të marrë kampionin e vet shifror-fytyrën e vet, e cila të flasë mbi temën. Gjatë miratimit të këshillit prej kampionëve shifror qe miratuar ideja mbledhja e parë zyrtare të rastis në Bullgari gjatë muajit shtator. Kjo vet për nga vetja e vet është një shkak shumë serioz të ri mendojmë se çfarë mesazhi duam të dërgojmë drejt Evropës nga Bullgaria. Çfarë planesh i vëmë vetës dhe a jemi në gjendje ti kryejmë.
Iniciativa për një karrikues unik për telefonat mobil, e lindur në Bullgari dhe e bërë shkak për një politikë universale evropiane, tanimë është në ecuri e sipër. Që nga viti 2011 këto pajisje tanimë janë standardizuar, kurse në sajtin e Komisionit Evropian po vërtitet dhe një klip për popullarizimin e ndryshimeve.
Një pjesë më e madhe nga kompanitë nga fillimi i vitit të kaluar prodhojnë të gjitha telefonat e veta me karrikues të njëjtë, që është politikë e standardizimit - tregon për realizimin e iniciativës bullgare Gjergana Pasi.
Përpara ditëve pash në SNN se dhe Apple fillon të prodhojë telefonat e veta me karrikues me standardin mikro USB-ajo për të cilën luftuam. Natyrisht që është gjetur një biznes model në vetë idenë dhe ajo fillon të veprojë në një nivel botëror. Ideja tjetër, mbi të cilën po punojmë në këtë moment, është sigurimi i një pranie universale deri tek interneti pa kabllo. Në Bullgari mund të shohim më shumë Wi Fi-zona, sesa në një pjesë shumë më të madhe nga shtetet evropiane perëndimore. Duam pak nga pak kjo të bëhet në masë. Dhe kjo në shkallë të tillë, se kur ndërtohet një godinë e re, të mund të ndërtohen pajisjet e domosdoshme për një internet pa kabllo. Mendoj se kjo është çështje kohe që të mund të rastis. Ky do të jetë po kështu një produkt, të cilin do ta eksportojmë drejt Evropës dhe drejt botës, në qoftë se del se është i suksesshëm në tokën bullgare. Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva