e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e premte, 3 shkurt 2012 3:36.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Ballkani

Ngjarje me adresë ballkanike 

Autori: Manuell Savov
FMN-ja thërret Shqipërinë për të nxituar procesin e reformave

Për sa i takon rritjes ekonomike të Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon vetëm 0.5 për qind për vitin 2012. Para disa muajsh Fondi e kishte përcaktuar rritjen 1.5 për qind. Raportohet për një kërkim të brendshëm jo të konsiderueshëm për shkak të kredive të kufizuara të bankave dhe të politikës fiskale restriktive. Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandon qeverisë së Shqipërisë që së shpejti të nisë procesin e reformave strukturore dhe këto të fundit të jenë adekuate me situatën ekonomike me qëllim uljen e borxhit shtetëror. Në raport theksohet nevojën e përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Maqedonia – urë për biznesmenët turq drejt Evropës

Maqedonia mund të jetë si urë për kompanitë turke drejt Evropës. Këtë e deklaroi kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski në një forum dypalësh në fushën e tregtisë dhe investimeve në Turqi. Z. Gruevski theksoi avantazhet ekonomike të vendit, nga të cilat mund të përfitojnë shumë biznesmenë turq. Maqedonia tregoi gatishmëri për një bashkëpunim më të gjerë me Turqinë në fushën e ekonomisë, si dhe në sfera të tjera.

Kroacia duhet të bëjë rrugën drejt aderimit të plotë në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barrosos e thërret qeverinë e Kroacisë që të vazhdojë rrugën e reformave drejtë aderimit të plotë në BE gjatë 2013-ës. Në një takim në Bruksel kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç theksoi detyrimet e vendit – në fushën e drejtësisë, në atë të të drejtave të njeriut dhe në krijimin e kushteve për një konkurrencë më të madhe të tregut. Barrosos tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta vëzhgojë procesin e reformave me shumë kujdes.

Turqia heq dorë pjesërisht nga “Nabuko”-ja

Turqia nuk e përkrahë tërësisht projektin e gazsjellësit “Nabuko”, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rajoni i Kaspikut për në Evropë. Në vend të tij do t’i jepet përparësi projektit vendas “TANAP”. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Energjetikës. Projektin e gazsjellësit trans-anadollak Turqia e zhvillon bashkë me Azerbajxhanin. Për sa i përket projektit “Nabuko”, Turqia duhet të montojë një tubacion 4000 kilometrash, i cili të transportojë për një vit 31 mlrd metra kub gazi nga Turqia dhe Ballkani për në Evropë. Sipas projektit turk do të shfrytëzohen rrjetet ekzistuese në vend, duke u transportuar 16 mlrd metra kub gazi nga Azerbajxhani për në kufirin e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë.

Bullgaria heq vizat për shtetasit turq me pasaportë speciale

Drejtori i Agjencisë së Turizmit në Turqi, Erdogan Paçin përshëndeti vendimin e Bullgarisë që të heqë vizat për shtetasit turq me pasaportë speciale. Drejtori tha që konsullata e sapohapur bullgare në Bursë punon shumë për lehtësimin e lëshimit të vizave. Kështu më shumë shtetas turq kanë mundësi për të udhëtuar për në Bullgari. Biznesmenët andej gjithashtu janë të kënaqur me heqjen e vizave për shtetasin turq me pasaporta të shërbimit. Gjithsesi ky lehtësim do të rezultojë pozitivisht mbi marrëdhëniet dypalëshe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe kulturës.

Papunësi e lartë në Bosnjë e Hercegovinë

Agjencia statistikore e Bosnjë-Hercegovinës njoftoi që papunësia në vend për muajin nëntor të vitit 2011 ka qenë 43.5 për qind. Raportohet për një përqindjen më të lartë të të papunësuarve që prej 2007-ës. Në Bosnjë situata e ekonomisë joformale është e keqe. Nga ajo përfitojnë shumë shtetas që zyrtarisht janë të regjistruar pa punë. Sipas burimeve të agjencisë papunësia realisht ka prekur 27 .6 për qind të popullsisë. Aktualisht Bosnja është në një krizë shumë të thellë politike dhe 16 muaj pasi u zhvilluan zgjedhjet e tetorit 2010 ende nuk ka formuar qeveri. Sipas analizatorëve paqëndrueshmëria politike është arsyeja për pakësimin e investimeve të huaja.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Ballkani

Të gjitha nga rubrika Ballkani