e shtunë, 18 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e dielë, 12 gusht 2012 10:00.PD
Radio Bullgaria Shoqëria Ballkani

Pas gjurmëve të përplasjes kulturore midis bullgarëve dhe shqiptarëve në fshatin e Boboshticës 

Autori: Anna Kapitanova

© Foto: Maria Peeva

Kisha e Shën Joanit, Boboshticë

Boboshtica është mes një numri të madh fshatrash që mbajnë emra sllavë në kufijtë jugore të Korçës, banorët e të cilave kanë ruajtur një të folur gojor bullgarisht. E folmja “jeziko kaj nas” (gjuha e atyre që flasin si ne), siç vetë boboshtarët e konsiderojnë gjuhën e tyre, mbahet ende mirë gati në dy-tri shtëpi. Ritet e regjistruara në fshat dëshmojnë për një komunikim të pasur kulturor midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Dy popujt bashkëjetojnë në Ballkan qysh prej periudhës së Mesjetës. Në atë kohë kontaktet mes tyre ishin tepër aktivë sidomos në trojet jugore shqiptare, të cilat për një kohë të gjatë ishin pjesë e shtetit bullgar. Të dhënat e pakta historike, në të cilat mbështeten shkencëtarët, nuk tregojnë për luftëra të plasura midis bullgarëve dhe shqiptarëve, nuk u gjetën as dëshmi të cilat e konfirmojnë tezën e asimilimit. Në vend të kësaj kemi elemente të përbashkëta që qarkullojnë në të dyja kultura, të cilat na bëjnë të pohojmë se hasen të këtilla pikërisht sepse bullgarët dhe shqiptarët e kanë shikuar botën me të njëjtin sy.

© Foto: Arsinela Xhara

Sot Rosica festohet vetëm në fshatin e Boboshticës

Ritet pagane të ruajtura deri vonë në fshatin e Boboshticës – Rosica, Dordolecët dhe 1 Marsi, hasen si në traditën kulturore bullgare, ashtu edhe në atë shqiptare. Ndërkohë këto ndryshojnë për nga forma e ushtrimit dhe bëhen karakteristike për Boboshticën. Paralelizëm te ritet vërehet edhe nga pikëpamja gjuhësore.

© Foto: arkiv personal

Bashkë me “kaj nas” folësit

Nëse jeni kureshtarë të mësoni më tepër rreth këtyre riteve pagane, sot të veshura me motive fetare, dhe të zbuloni gjurmët e kulturës bullgare në fshat, të informoheni rreth përplasjes kulturore midis bullgarëve dhe shqiptarëve në jug të trojeve shqiptare, atëherë ju rekomandojmë të klikoni mbi audio-ikonën për të ndjekur programin “Takime të së dielës”.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Ballkani

Të gjitha nga rubrika Ballkani