e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e premte, 20 janar 2012 2:37.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Ballkani

Ngjarje me adresë ballkanike 

Autori: Mario Parushev
Ndërpriten bisedimet midis partnerëve socialë në Greqi për masa të reja për ekonomitë

Që nga fillimi i javës për bisedime në Athinë është ekipi teknik i inspektorëve nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar. Qëllimi është të saktësohet përparimi i Greqisë mbi reformat e imponuara dhe të lidhen marrëveshje për masa të reja për ekonomi si në sektorin shtetëror, ashtu dhe në sektorin privat si kusht Greqia të marrë huan e vetë të dytë shpëtimtare në përmasë të 130 miliardë eurove.

Instituti për financa ndërkombëtare ripohoi angazhimin e vet për arritjen e marrëveshjes mbi ristrukturimin e borxhit grek

Bankat kreditore, të përfaqësuara në bisedimet me Athinën nga Instituti për financa ndërkombëtare, ripohuan angazhimin e vet të arrijnë marrëveshje mbi ristrukturimin e borxhit grek, që të shmanget falimentimi kaotik i vendit. Instituti për financa ndërkombëtare, i cili shpalli rinisjen e bisedimeve në Athinë, vuri në dukje në një njoftim për mediat se, bankat “ripohojnë angazhimin e vet për arritjen e marrëveshjes për këmbim të obligimeve greke mbi nisma vullnetare dhe inkurajojnë të gjithë palët të punojnë në frymën e vullnetit të mirë, duke kuptuar ngutësinë e çështjes.”

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Rijkër u takua me presidentin maqedonas George Ivanov

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Rijkër bisedoi gjatë javës në Shkup me presidentin maqedonas Gjeorgji Ivanov për zhvillimin e bisedimeve me Greqinë mbi mosmarrëveshjen për emrin dhe pritjet e Maqedonisë nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Çikago. Pozita e Uashingtonit mbi këtë çështje mbetet e pandryshuar. ShBA përkrahin integrimin euroatlantik të Maqedonisë, e cila kryen të gjitha kushtet e domosdoshme, dhe inkurajojnë të dyja vendet të gjejnë një vendim të pranueshëm, që të debllokohet integrimi i Maqedonisë në Aleancë.

“Telekomi Serbia” nënshkroi marrëveshje për kredi me vlerë 470 milionë euro

Kompania serbe “Telekom Serbia” nënshkroi marrëveshje për kredi me vlerë 470 milionë euro. Nga të cilët 320 milionë euro do të shfrytëzohen për blerjen e 20% nga akcizat, të cilët janë pronë e kompanisë greke “OTE”, njoftoi agjencia Tanjug. Shuma prej 470 milionë euro është e siguruar prej 19 bankave vendase dhe ndërkombëtare. Realizimi i suksesshëm i kësaj marrëveshjeje tregon besimin e tregut financiar tek ekonomia serbe, si tërësi dhe pjesërisht në “Telekom Serbia” deklarojnë nga kompania.

Sllovenia dhe Kroacia ranë dakord për zgjedhjen e gjyqtarëve arbitrarë për debatin e kufirit

Pala kroate ka marrë nga Komisioni Evropian listë të kandidatëve për kryetar dhe për anëtarët e gjykatës arbitrare, e cila duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen për kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Kryetar i gjykatës arbitrare me Slloveninë do të jetë gjyqtari francez Zhillber Gijom. Komisari evropian mbi zgjerimin Shtefan Fjule deklaroi se, Komisioni Evropian përshëndet procesin e planifikuar arbitri për kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe shprehu kënaqësi se, të dyja vendet ranë dakord për emërimin e gjyqtarëve arbitrarë.

Në Turqi hyri në eksploatim stacioni i radiolokacionit nga sistemi i mbrojtjes së NATO-s kundër raketave

Në Turqi hyri në eksploatim stacioni i radiolokacionit për paralajmërim të hershëm për sulm rakete, që përshihet në sistemin e NATO-s në Evropë për mbrojtje kundër raketave. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar Turqia lejoi vendosjen në rajonin e rrethit Mallatia, Turqia Lindore, në rreth 700 kilometra nga kufiri me Iranin të stacionit të radiolokacionit nga sistemi për mbrojtje kundër raketave. Planet për vendosjen e sistemit të mbrojtjes shpjegohen nga përfaqësuesit e NATO-s me rrezikun e rritur nga shfrytëzimi i raketave me një rrezatim të vogël dhe të mesëm veprimi në Lindjen e Mesme dhe posaçërisht nga ana e Iranit.

Turqia dhe Maqedonia kanë rritje më të madhe ekonomike nga vendet kandidate për Bashkimin Evropian

Në një analizë të Komisionit Evropian, vihet në dukje se gjatë vitit 2011 Turqia dhe Maqedonia kanë pasur rritje më të madhe ekonomike nga vendet kandidate për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Turqia e përfundoi vitin me rritje ekonomike prej mbi 7,5% nga Produkti i brendshëm bruto. Në vend të dytë për nga rritja ekonomike është Maqedonia me 3%, e ndjekur nga Mali i Zi me 2,7%, Serbia me 1,9% dhe Kroacia me 0,6% nga Produkti i Brendshëm Bruto. Në Maqedoni, Kroaci, Kosovë dhe Serbi buxhetet kanë qenë në kuadrin e planeve të afirmuar zyrtarisht, venë në dukje nga Komisioni Evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Ballkani

Të gjitha nga rubrika Ballkani