e shtunë, 25 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e premte, 20 korrik 2012 3:10.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Ballkani

Ngjarje me adresë ballkanike 

Në Qipro terroristë parashikuan të bëjnë atentat të ngjashëm me atë të Burgasit

Si duket, terroristë kanë pasur për qëllim kryerjen e një atentati të ngjashëm me atë të Burgasit në Qipro, transmeton gazeta “Filelefteros”. Para disa ditë andej u kap 24-vjeçari nga Libani me pasaportë suedeze. Mendohet se ai është anëtar aktiv i organizatës shiite libaneze “Hizbula”. Që prej ditës së mërkurë, kur në Aeroportin e Burgasit ishte shpërthyer një autobus me shtetas të Izraelit, masat e sigurisë në Qipro u shtrënguan.

Kuvendi Popullor i Shqipërisë miratoi reformën në sistemin zgjedhor

Kuvendi Popullor i Shqipërisë miratoi reformën në sistemin zgjedhor, e cila siguron transparencë më të madhe te zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, po ashtu aplikimin e një sistemi digjital të kontrollit të identitetit të votuesve në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe një projekt pilot për numërimin elektronik të votave të banorëve të qytetit të Fierit. Ndryshimet që do të zbatohen gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës i përgjigjen kërkesës së BE-së.

Bullgarët investojnë në një fabrikë serbe

Kompania “Glas industry” në Sofje, e cila bën pjesën më të madhe në një konsorcium ndërkombëtar, bleu pakon e aksioneve të fabrikës serbe të qelqit “Paraçin”. Bullgaria dha 20 mln euro dhe u bë pronare e fabrikës. Investitori i ri ka për qëllim të modernizojë fabrikën dhe të rrisë kapacitetin e saj minimalisht me 22 mln euro.

Këtë verë urat e Stambollit kalohen pa taksa

Këtë verë dy urat e Stambollit do të kalohen pa u taksuar, njoftoi kryeministri i Turqisë Rexhep Erdogan. Masa hyri në fuqi nga data 17 korrik dhe do të jetë e vlefshme deri në 17 shtator, kur parashikohet të përfundojnë riparimet e urave të Bosforit. Qëllimi është që të mënjanohet radha e gjatë e makinave, deklaroi kryeministri turk, duke shtuar se pritet që të përfundohet ndërtimi i urës së tretë të Bosforit.

Rumunët nuk besojnë te presidenti Bësesku

Të dhënat e një studimi të ri në Rumani tregojnë se shtetasit do të votonin pro heqjes së presidentit Trajan Bësesku në referendumin e 29 korrikut. 88 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë besim te Bësesku, 19 për qind, anasjelltas, se kanë besim. 55 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se Bësesku duhet të hiqet së shpejti, sepse ka shkelur kushtetutën disa herë me radhë, ndërsa sipas të tjerët 17 për qind presidenti nuk e ka bërë këtë.

Grekët ndryshojnë zakonet e tyre të konsumimit

Grekët janë të detyruar që të ndryshojnë zakonet e tyre të konsumimit për shkak të krizës në vend, tregojnë të dhënat e kompanisë “Niesen”. 78 për qind e shtetasve të Greqisë janë kufizuar shpenzimet për argëtim jashtë shtëpisë dhe një pjesë e madhe drejtohet ndaj mallrave më të lira. Sipas studimit dy vitet e fundit Greqia është ndër pesë vendet me qëndrim negativ ndaj besimit të konsumatorëve.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Ballkani

Të gjitha nga rubrika Ballkani