Kreditorët ndërkombëtarë duan që Greqia të privatizojë kompani të mëdha shtetërore
Treshja e inspektorëve të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që Greqia të privatizojë kompani të mëdha shtetërore, si për shembull Kompania elektrike DEI, ose Organizata për baste sportive OPAP. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2011 të ardhurat të vendit nga privatizimi kanë kapur shumën 1,55 miliardë euro, kurse shuma e parashikuar ka qenë 5 miliardë. Sipas parashikimeve për këtë vit privatizimi duhet të sjellë 4,5 – 4,7 miliardë euro, por sipas treshes të ardhurat duhet të jenë me përmasë 10 miliardë.
Serbia mund të bëhet kandidat anëtar i BE-së gjatë muajit shkurt
Ministri i jashtëm gjerman Gido Vestervele deklaroi se Serbia ka shanse reale për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE gjatë muajit shkurt. Mirëpo ai paralajmëroi se tashmë skadon afati për zbatimin e kushteve të vëna për arritjen e marrëveshjes me Prishtinën për pjesëmarrjen e Kosovës në forume regjionale, për fillimin e aplikimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, për dhënien e ndihmës ndaj misionit të BE-së në Kosovë në zbatimin e mandatit të tij.
Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës mund të përfundojë gjatë vitit 2012
Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës mund të përfundojë deri në fund të vitit 2012, konstatoi në Vjenë Grupi ndërkombëtar për mbikëqyrjen e Kosovës, i cili përbëhet prej 25 shtetesh. Diplomati holandez Peter Fejt, i cili është përfaqësues i BE-së në Kosovë, deklaroi se përfundimi i mbikëqyrjes do ta shndërrojë Kosovën në “një shtet normal evropian”, gjë që do të krijojë perspektivë për afrimin me BE-në dhe për shndërrimin e Kosovës në një partner të qëndrueshëm në regjion. Sipas kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi mbarimi i mbikëqyrjes së pavarësisë do të thotë se Kosova tashmë funksionin si çdo një shtet tjetër evropian.
Centrali atomik rumun “Çerna Voda” është i sigurt
Centrali elektrik atomik rumun “Çerna Voda” nuk është rrezikuar nga një ngjarje e tillë bërthamore, si ajo e “Fukushimës” në Japoni, shënohet në raportin për vlerësim të sigurimit bërthamor të centralit. Dokumenti është përgatitur në zbatim të vendimit të Këshillit Evropian për revizimin e sigurimit bërthamor të të gjitha centraleve atomike në BE, nëpërmjet vlerësimeve transparente të riskut – (teste për qëndrueshmëri). Drejtori i Centralit Atomik “Çerna Voda” Jonel Bukur deklaroi se të dyja blloqet e centralit elektrik kanë kufi mjaftë të gjera të sigurimit në rast tërmetesh të forta, përmbytjesh, ndërprerjeje të rrymës elektrike etj. Sipas tij, në central nuk mund të ndodhet një incident, si ai në “Fukushima”, sepse centrali elektrik disponon dy sisteme për ndalim, të cilat janë krejtësisht të pavarura.
Maqedonia u ftua për të mos e krijuar identitetin e saj për llogari të shteteve të tjera
Komisioni për punët e jashtme të Parlamentit Evropian miratoi një projektrezolutë sa i përket përparimit të Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së. Raporti e inkurajon Maqedoninë për ta vazhduar procesin e hapjes së dosjeve të shërbimeve sekrete komuniste të Jugosllavisë. Në dokument është shprehur dëshpërim për mungesën e përparimit në festimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të përbashkëta historike të Maqedonisë dhe të fqinjëve të saj dhe jepet rekomandim që ajo të rilexojë objektivisht historinë e saj në bashkëpunim me fqinjët e saj dhe jo si deri tani të krijojë identitetin e saj kulturor dhe kombëtar për llogari të tyre. Rezoluta do të votohet në Parlamentin Evropian në muajin mars.
Autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës arrestuan një udhëheqës uahabit
Në një operacion të madh policor të Agjencisë për hetim dhe mbrojtje në fshatin boshnjak Gornja Maoça u arrestua udhëheqësi i grupit më të madh të lëvizjes radikale uahabitë në Bosnje e Hercegovinë Nusret Imamoviç dhe vëllai i tij Eldin. Në operacionin në fjalë, i cili u krye në kuadrin e hetimit të sulmit kundër Ambasadës amerikane në Sarajevë gjatë tetorit të vitit të kaluar, morën pjesë rreth 150 nëpunës policorë.
Shqipëria është duke paguar borxhin e vet ndaj ish vendeve socialiste
Shqipëria do t’i paguajë Sllovenisë një borxh të vjetër me përmasë 3,5 milionë dollarë, të grumbulluar gjatë regjimit komunist. Vendimi për pagimin e borxhit u mor nga komisioni kompetent në Parlamentin shqiptar. Tërë borxhi kap shumën 230 milionë euro, kurse procedura e pagimit të tij filloi me pagimin e shumicës prej tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva