3 rus blenë gjysmën e bregdetit të Malit të Zi
3 afarist rus kanë mundur të blejnë gjatë 2 vjetëve të fundit mbi gjysmë milionë metra katror tokë në Malin e Zi. Pjesa më e madhe nga tokat janë në vendet më atraktive turistike jo vetëm në bregdetin e Malit të Zi por dhe nëpër bregdetin Adriatik, njoftojnë mediet në vend. 3 afaristët rus planifikojnë të ndërtojnë në tokën e blerë hotele dhe komplekse me apartamente.
Muzikë popullore bullgare tingëllojë në kryeqytetin e Qipros
Me iniciativë të ambasadës bullgare në Nikozi, një muzikë popullore bullgare tingëllon në kryeqytetin e Qipros. Koncerti qe organizuar në sallën e vjetër “Kasteliotisa” në lidhje me kryesinë e ardhshme të Qipros në Këshillin e Bashkimit Evropian. Në shfaqjen kulturore nën mbishkrimin “Bullgaria përshëndet kryesinë qipriot” përveç këngëve dhe valleve popullore bullgare, u përfshinë dhe krijime të kompozitorëve bullgar dhe botëror, të interpretuar nga muzikantët tanë të cilët jetojnë në Qipro dhe nga qipriotë, të cilët kanë përfunduar arsimin e vet muzikor në Bullgari.
Popullsia e Greqisë po pakësohet për shkak të krizës
Për një dhjetëvjeçar popullsia e Greqisë është pakësuar me mbi 1 milionë, tregojnë të dhënat e zyrës statistikore kombëtare ELSTAT. Sipas analizatorëve mes shkaqeve për situatën e tanishme janë kriza ekonomike dhe refuzimi i grekëve të lindin dhe të rrisin fëmijë. Për 2 vjetët e fundit popullsia është pakësuar me 500 mijë veta për shkak të emigrimit të shumë njerëzve jashtë shtetit, rastet e shtuara të vdekjes dhe numri i pakësuar i lindjeve. Në qoftë se tendenca ruhet, mendohet se në fund të dhjetëvjeçarit popullsia në Greqi do të kthehet në nivele nga viti 1970, rreth 8 milionë veta.
Maqedonia aderohet ndaj projektit “Rryma jugore”
Kompania ruse “Gazprom” ka një projekt marrëveshje të përgatitur për aderimin e Maqedonisë ndaj projektit “Rryma jugore”. Gjatë muajit të ardhshëm qeveria ruse do të shqyrtojë dokumentin , pas së cilës ai do ti propozohet Maqedonisë për firmosje. Kjo u bë e qartë pas takimit në Sankt Peterburg të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski me drejtorin e përgjithshëm të “Gazpromit” Aleksej Miler. Gruevski deklaroi se ky është një investim i madh dhe i rëndësishëm me një efekt pozitiv afatgjatë mbi stabilitetin energjetik dhe sigurinë e Maqedonisë.
Rumunët po e humbasin durimin ndaj politikanëve të vet
Rumunët po e humbasin durimin ndaj politikanëve , të cilët duket se interesohen më shumë nga fakti të debatojnë midis tyre, sesa të zgjidhin problemet, të cilat e shqetësojnë shtetin e dytë më të varfër në Bashkimin Evropian, shënon Rojters. Kjo mund ti shtyjë zgjedhësit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pas 5 muajve drejt partive populiste ose ekstremiste. Derisa rumunët jetojnë me një rrogë mesatare prej 350 euro në muaj dhe luftojnë për ditë me burokracinë dhe me nëpunësit e vegjël, liderët e tyre gëzojnë automobila të shtrenjtë, vila luks dhe para të mjaftueshme për shpenzime përfaqësive, shënon akoma Rojters.
Bashkimi Evropian njeh 73 diplomat e para nga universitetet kosovare
Asociacioni i universiteteve evropiane njohu 73 diplomat e para, të botuara nga universitetet në Kosovë, të cilat Beogradi mori angazhimin ti njohë në radhë të vet mbi bazën e marrëveshjes së arritur nën egjidën e Bashkimit Evropian. Njohja e diplomave lejon që të rinjtë nga Kosova të mund ti përdorin që të mund të vazhdojnë arsimin e vet ose të anëtarësojnë për punë shtetërore në Serbi ose dhe në vende të tjera të Evropës, deklaroi Robërt Kupër, ndërmjetës i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Autoritetet sllovene kapën 20 kilogramë kokainë
Doganierët slloven kapën 20 kilogramë kokainë me vlerë rreth 1 milionë euro në një automobil, me të cilin 2 qytetarë slloven kanë udhëtuar nga Austria në drejtim të Lubjanës. Narkotikët janë të zbuluar rreth pikës kufitare Karavanke-Lubjana në një automobil të markës “Fiat”. Dy sllovenët janë të arrestuar.
Shpartalluan në Greqi një grup kriminel i cili ka rrëmbyer bankat
Një grup i madh kriminel, i cili ka rrëmbyer bankat, u shpartallua në Greqi. Gjatë aksionit të policisë në qytetin Kavalla janë arrestuar 23 veta. Kërkohen akoma 7 të tjerë. Të dhënat e policisë tregojnë se grupi ka bërë 5 rrëmbime bankare dhe ka shpërthyer bankomate. Shuma e përgjithshme e vjedhur është 450 mijë euro. Policia ka gjetur dhe ka marrë 266 mijë euro. Në bandë kanë marrë pjesë dhe 1 avokat i ri si dhe 1 polic, i cili i ka pajisur pjesëmarrësit me jelek të blinduar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva