e enjte, 23 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 4 tetor 2011 4:13.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Bullgaria dhe Evropa

Dita Evropiane e Gjuhëve 

Autori: Vesella Petrova

© Foto: Vesella Petrova

Në Bullgaria Dita e Gjuhëve u bë festë e fjalëkryqeve dhe të fjalëve të huaja.
Vitin e dhjetë me radhë BE-ja shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. Motoja sivjet është “Gjuhët e huaja hapin horizonte të reja dhe u ndihmojnë njerëzve të gjejnë punë”. Në Bullgari dita u shënua me një festë të madhe të fjalëkryqeve dhe të fjalëve të huaja. Më 2 tetor në hapësirën para Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” dëgjoheshin gjuhë të huaja, vjersha dhe kënga të njohura të huaja. 16 institucione kulturore të vendeve evropiane siguruan informacion për shtetet, gjuhët dhe mundësitë arsimore në BE-në.

Dita Evropiane e Gjuhëve u organizua nga rrjeti i qendrave kulturore në vendet e BE-së, EUNIC, dhe ishte pjesë e nismës së projektit “Pasuri gjuhësore evropiane” të Këshillit Britanik. Menaxherja e projektit pranë Këshillit Britanik Cvetanka Panova tregon më shumë hollësi për këtë veprimtari: “Mesazhi është që njerëzit të mësojnë gjuhë të huaja, sepse ato pasurojnë botëkuptimin. Iniciativa më interesante gjatë këtij viti ishte, që njerëzit të zbulojnë fjalët e dy fjalëkryqeve. Njëra ishte më e lehtë, ndërsa tjetra vështirësoi pak të pranishmit. Ajo përbënte fjalë nga 11 gjuhë të huaja. Pas zgjidhjes së drejtë të njërit prej fjalëkryqeve, lexohej proverbin bullgar “Fjala e mirë – hap edhe portën prej hekuri”. Për ata që zbuluan fjalët kishte dekorata. Fjalëkryqi më i vështirë u krijua nga Drejtoria “Përkthime gjuhësore” pranë Komisionit Evropian. Zgjidhja e tij e vërtetë formonte një togfjalësh lidhur me larminë gjuhësore. Ata që arritën të zgjidhin këtë fjalëkryq morën dekorata – fjalorë.”

© Foto: Vesella Petrova


Mesazhi i fjalëkryqit kishte: “Respektojmë larminë gjuhësore dhe të gjithë juve!” Kështu organizatorët theksuan edhe një herë, se larmia e gjuhëve është pjesë e trashëgimisë kulturore të Evropës. Zonja Selija Arana nga Ambasada e Spanjës në Bullgari theksoi: “Sot nuk mjafton, që njeriu të di vetëm një gjuhë të huaj. Ai duhet të zotërojë disa gjuhë të huaja. Qëllimi është që nëpërmjet këtyre gjuhëve ai të jetë në gjendje të komunikojë, të mbajë kontakte të mira, të respektojë traditat dhe kulturat e ndryshme. Krahas kësaj nuk është vështirë të mësohet ndonjë gjuhë të huaj, pasi mësimi do të fillojë që nga fëmijëria. Bullgarët mësojnë shumë gjuhë të huaja.”

Larmia gjuhësore është një element i rëndësishëm i aftësisë konkurruese evropiane. Prandaj një nga detyrat e BE-së është të inkurajojë njerëzit të mësojnë gjuhë të tjera. Një nga qëllimet e politikës gjuhësore të BE-së është që çdo qytetar përveç gjuhës amtare të zotërojë të paktën edhe dy gjuhë të tjera. Dhe e gjithë kjo përqendrohet në moton e Evropës – të jemi të bashkuar në larminë e vet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com