e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 16 nëntor 2011 3:11.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Bullgaria dhe Evropa

Testimi i Centralit atomik “Kozlloduj” tregoi stabilitet në central 

© Foto: Tanja Harizanova

“Centrali atomik “Kozlloduj” është një prej centraleve më të kontrolluara atomike në botë”, nënvizoi drejtori i centralit Aleksandër Nikollov

Centrali atomik “Kozlloduj” është i qëndrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore si tërmetet, përmbytjet, tornadot, kushtet e rënda klimatike. Centrali është i qëndrueshëm gjithashtu ndaj avarive në procesin e prodhimit, sulmeve terroriste, rënieve të avionëve etj. Këtë e tregojnë të ashtuquajturat “stres teste” të pajisjeve bërthamore në central. Rezultatet u paraqitën para diplomatëve nga 15 ambasada dhe gazetarëve gjatë një seminari në vetë centralin atomik.

Zhvillimi i testeve në të gjitha 143 centralet atomike në Evropë u propozua nga Komisioni Evropian pas avarisë në centralin atomik japonez “Fukushima”. “Duam që të jemi të sigurt se standardet e sigurimit kudo në Evropë janë të njëjta dhe respektohen pa përjashtime”, deklaroi me këtë rast eurokomisari i energjetikës Gjunter Jotinger. Agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike nga ana e vet shpalli se gjatë tre viteve të ardhshme një nga çdo central i dhjetë në botë do të kontrollohet.

“Industria bërthamore është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së Bullgarisë dhe të regjionit”, nënvizoi gjatë seminarit Bogomill Mançev, kryetar i Forumit atomik bullgar. Gjatë 20 viteve të afërta në Ballkan do të ketë deficit prej mbi 5 mijë megavatesh energji elektrike, janë të mendimit ekspertët. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit natyror rritet vazhdimisht dhe kjo supozon rritjen e çmimeve për nevojat e njeriut. Mirëpo ngjarjet në “Fukushima” shkaktuan debate të një niveli shumë të lartë, të shkaktuara nga frikët për energjinë bërthamore.

“Shumë shtete u trembën nga problemi në “Fukushima” dhe për fat të keq vendimet e marra për refuzimin e kësaj industrie janë politike dhe jo ekonomike – komentoi Bogomill Mançev në një tryezë të rrumbullakët, kushtuar gjendjes dhe perspektivave të energjetikës atomike bullgare, e cila u organizua në centralin atomik. – Mendoj se këto vendime në atë ardhmen e afërt do të ndryshohen, sepse pjesa më e madhe e vendeve ripohuan qëllimet e tyre për të zhvilluar me tempe të shpejta industrinë bërthamore. Për shembull Bullgaria, Turqia, Finlanda, Çekia, Franca, Rumania etj.”

Centrali atomik “Kozlloduj” është një prej centraleve më të kontrolluara atomike në botë”, nënvizoi drejtori i centralit Aleksandër Nikollov, duke sqaruar se çfarë përbëjnë të ashtuquajturat “Stres teste”.

“Kriteret kryesore janë tërmeti, përmbytja, ndikimet ekstreme meteorologjike, ndërprerja e energjisë elektrike, avaritë e rënda etj. Blloqet janë projektuar, që të jenë rezistente ndaj tërmeteve të shkallës së tetë të Medvedevit. Blloku i pestë dhe ai i gjashtë kanë tri sisteme të pavarura sigurimi. Kemi instaluar dhe një stacion të katërt dizel-gjeneratori, i cili mund të zëvendësojë çdo një sistem të dëmtuar sigurimi.”

“Stres-testet” e Centralit atomik “Kozlloduj” janë përpunuar për të gjitha pajisjet bërthamore në territorin e centralit atomik. Këto janë blloqet 3, 4, 5 dhe 6 dhe depot për lëndë djegëse. “Kemi zbatuar dhe të gjitha rekomandimet botërore, nënvizoi Pllamen Vasilev, udhëheqës i drejtorisë “Sigurim” të Centralit atomik “Kozlloduj”. Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë janë lidhur kryesisht me përgatitjen e një plani për reaksione në rast avarie të nyjës hidraulike “Dera e hekurt” në lumin Danub.

“Pas zbatimit të të gjitha rekomandimeve rritëm qëndrueshmërinë sizmike të centralit me 80 për qind – saktëson Pllamen Vasilev, shef i drejtorisë “Sigurim” pranë Centralit atomik “Kozlloduj”. Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë janë lidhur kryesisht me përgatitjen e një plani për reagime në rast avarie të nyjës hidraulike “Dera e hekurtë” në lumin Danub.”

“Pas zbatimit të të gjitha rekomandimeve rritëm qëndrueshmërinë sizmike të centralit me 80 për qind – saktëson Pllamen Vasilev. – Sa u përket përmbytjeve të jashtme janë bërë shumë analiza. Ajo e fundit është nga viti 2010.”

Të gjitha vendet në Evropë duhet të paraqitin raportet kombëtare deri në 31 dhjetor të këtij viti. Gjatë vitit 2012 do të fillojnë kontrollime ndërkombëtare. Komisioni Evropian do të kontrollojë në vend nëse gjithçka e paraqitur në raportet kombëtare u përgjigjet kërkesave të BE-së për sigurim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë: Tanja Harizanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Bullgaria dhe Evropa

Të gjitha nga rubrika Bullgaria dhe Evropa