Zëvendëskryeministri dhe ministër i brendshëm Cvetan Cvetanov është optimist se, Bullgaria do të pranohet në zonën e Shengenit. Në bisedë me anëtarët e dhomës tregtare Amerikane me temë”Anëtarësia e Bullgarisë në Shengen-një siguri më e mirë për qytetarët, një mjedis më i mirë për biznesin” në Sofje ai nënvizoi se, aderimi i vendit tonë ndaj zonës për një lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave nuk është privilegj, por sfidë dhe përgjegjësi për qeverinë. Sipas fjalëve të tij tek ne janë aplikuar standardet më të larta teknike për mbrojtje të kufirit tonë të jashtëm dhe ai është një nga më shpresëdhënësit në Bashkimin Evropian. Në takim morën pjesë ambasadorë të vendeve-anëtare , Shtetet e Bashkuara, Turqia e të tjera.
Ministri Cvetanov rikujtoi se, Bullgaria është krejtësisht gati për Shengen akoma gjatë marsit të vitit 2012. Ai vuri në dukje si shembull partneritetin tonë të shkëlqyer me Agjencinë “FRONTEKS” gjatë mbrojtjes së kufijve tanë të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në bazë të kësaj vije aktualisht 5 polic bullgar me 3 automobila të blinduar ruajnë kufirin polako-ukrainas, për shkak të kampionatit Evropian të futbollit. Cvetan Cvetanov nënvizoi se, pas hyrjes tonë në Shengen të paktën 1 vet nuk do të pakësohet përbërja në numër në kufirin bullgaro-grek, nga i cili 30 mijë-kufitar, doganierë dhe polic janë të arsimuar posaçërisht. Për formimin e një mjedisi të sigurt për të huajt kalues në mënyrë transit përmes vendit tonë, si dhe për biznes investitorët qeveria tanimë po aplikon masa të suksesshme për luftë me kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin, nënvizoi akoma zëvendëskryeministri. Kurse për lehtësimin e udhëtarëve tek kontrolli kufitar i pasaportave Bullgaria do të montojë të ashtuquajturit gejte elektronike për kontroll vetëm përmes skanimit të të dhënave biometrike në dokumentin personal. Karta ose pasaporta ndërkombëtare afrohet deri tek pajisja dhe ajo automatikisht bën verifikim me të dhënat nga zyra kombëtare e pasaportave për vërtetësinë e tyre. Pajisja do të zëvendësojë pritjen dhe kalimin përmes pikave për një kontroll të pasaportave. Por përdorimi i këtij lehtësimi është vullnetar. Ai është i mundur vetëm për bullgarët, të cilët kanë një pasaportë ndërkombëtare me çip, të nxjerrë pas marsit të vitit 2010. Pajisje të ngjashme ka tanimë dhe në aeroportet në Amsterdam dhe Vjenë, parashikohet pak nga pak shfrytëzimi të zgjerohet dhe në vende të tjera nga Shengeni, në këtë numër dhe nëpër kufijtë tokësore me qëllim një siguri më të madhe. Tek ne pajisja e parë e ngjashme do të montohet në aeroportin e Sofjes deri më 1-2 muaj, njoftoi ministri Cvetan Cvetanov. Dhe sqaroi:
“Ky është një investim me financim mbi projektet evropiane. Në këtë mënyrë duam të kemi një nga pikat më moderne kufitare për shërbim dhe kontroll të qytetarëve. Qëllimi është të shikojmë se si ndërmerret, si do të fillojë të punojë, nëse me të vërtetë do të çojë deri në lehtësimin e fluksit të udhëtarëve. Por duhet tu them se, kontrolli është jashtëzakonisht i mirë, sepse automatikisht jep shans të kuptohet nëse pasaporta është e falsifikuar dhe garanton një siguri më të madhe”.
Një pjesë nga deputetët evropian shprehën mendim këto ditë se, hyrja e Bullgarisë në zonën e Shengenit duhet të shtyhet. Argumenti i tyre është se, me rregullat e reja, të votuara nga Këshilli i ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian për një rivendosje të përkohshme të kontrollit kufitar mbi kufijtë e brendshëm, do të forcohet presioni i imigracionit drejt vendit tonë si në Itali pas revolucioneve arabe. Për radio Bullgarinë Cvetan Cvetanov komentoi kështu:
“Mund të them se, Këshilli i ministrave e mori këtë vendim, ku qe shënuar se kjo duhet të kalojë në shqyrtim dhe koordinim me Parlamentin Evropian. Shumë qartë qe deklaruar posaçërisht nga ministri i brendshëm gjerman se, nuk duhet të ketë një kundërvënie institucionale të strukturave të Bashkimit Evropian. Këshilli i ministrave gjithmonë ka mbrojtur pozitën të jetë shumë pragmatik dhe ne asnjëherë nuk kemi marrë vendime në dëm të lëvizjes së lirë të njerëzve. Por ka premisa gjatë 2 vjetëve të fundit për aplikimin e një kontrolli të caktuar në lidhje me fluksin e rritur të emigracionit. E dini shumë mirë se çfarë rastisi si pasojë të së ashtuquajturës pranverë Arabe në Itali. Pasojat prej kësaj janë se, ky fluks pas kësaj kaloi pa pengesa drejt Austrisë, Francës dhe Gjermanisë. Pikërisht në këtë drejtim kishte mjaft debate rreth temës. Kuptohet, mund të themi se, vendimi i Këshillit për rregullat e reja përfundimisht do të hyjë në fuqi, kur të arrihet konsensus me Parlamentin Evropian për të ardhmen e zonës Shengen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva