e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e premte, 9 shtator 2011 12:10.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Bullgaria dhe Evropa

Seminar trajnues i Kryqit të Kuq me pjesëmarrje shqiptare 

Autori: Anna Kapitanova

Sivjet Kryqi i Kuq Bullgar është mikpritës i aktivitetit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq/ Gjysmëhënës së Kuqe në lidhje me standardizimin e rregullave gjatë dhënies së ndihmës së parë. Çdo vit organizohet një seminar me pjesëmarrje ndërkombëtare, në të cilin metodistët e kësaj dege përgjithësojnë përvojën e mbledhur gjatë vitit dhe përcaktojnë kriteret e reja për dhënien e ndihmës së parë.

Zbatimi i rregullave, të cilat do të jenë të vlefshme për tërë Evropën, kërkon një trajnim të punonjësve të Kryqit të Kuq të vendit përkatës. Nga 6 shtatori deri më 10 shtator në fshatin pranë Sofjes Lozen mbahet seminari trajnues i instruktorëve të ndihmës së parë. Pjesëmarrësit kanë ardhur nga Shqipëria, Belgjika, Irlanda, Islanda, Norvegjia, Portugalia, Malta, Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Gjeorgjia, Bosnjë e Hercegovina dhe Bullgaria. Trajnimin e bën disa specialistë nga Franca, Irlanda dhe Britania e Madhe.

Aktivistet e Kryqit të Kuq Shqiptar Luljeta Hidi dhe Merita Sulaj janë për herë dytë në vend. Gjatë vitit 2006 ato kanë marrë pjesë në Garën ballkanike të ndihmës së parë, të cilën e kishte organizuar Qendra bullgare për trajnim të Kryqit të Kuq Bullgar.

Po të doni të dëgjoni se cilat janë përshtypjet e të dyja aktivisteve të Kryqit të Kuq Shqiptar nga trajnimi në Bullgari, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com