Më 17 dhe 18 prill themeluesit e aktivitetit “Partneritet për menaxhim të hapur” – Brazili, Indonezia, Meksika, Norvegjia, Filipinet, Afrika Jugore, Britania e Madhe dhe SHBA-ja, u mblodhën në një konferencë në Brazil. Disa nga çështjet në shqyrtim ishin vlerësimi i të bërave gjatë vitit të kaluar dhe pranimi i anëtarëve të rinj, mes të cilëve dhe Bullgaria. Detyrën që të firmosë deklaratën për aderim dhe të paraqesë një plan veprim qeveria ia besoi shefit të kabinetit të kryeministrit Borisov, znj. Rumjana Bëçvarova.
Duke startuar gjatë muajit shtator 2011, nisma përcaktoi këto qëllime themelore: rritjen e transparencës dhe llogaridhënien e institucioneve publike dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në menaxhim. Që atëherë 39 shtete, mes të cilave dhe Bullgaria, shpallën se do të bëhen pjesë e nismës globale. Mirëpo, iniciatorët vunë kusht, sipas të cilit brenda një viti vendet kandidate duhen të përpilojnë plane kombëtare veprime. Një plan të tillë qeveria bullgare miratoi më 11 prill 2012. Kërkesa paraprake e iniciatorëve ishte që çdo një shtet kandidat duhet të angazhohet me veprime, të paktën mbi një nga këto fusha: përmirësimi e shërbimeve publike, forcimi i moralit shoqëror, menaxhimi më efikas i mjeteve publike, krijimi i një sigurie më të madhe në vendet e populluara, përmirësimi i llogaridhënies së firmave.
Nëpërmjet planit të veprimit, të cilin e paraqiti qeveria bullgare në konferencën në Brazil, bëhet e qartë që vendi u angazhua me dy nga kushtet paraprake. Fillimisht të punojë për një menaxhim më efikas të mjeteve publike përmes masave konkrete në sferën e buxhetit, të porosive shoqërore, resurseve njerëzore, po ashtu në sajë të ndihmës së huaj. Dhe së dyti, të përmirësojë përgjegjësinë e firmës dhe llogaridhënien përmes masave të cilat janë të lidhura me ruajtjen e mjedisit rrethues, kundërvënien e korrupsionit, mbrojtjen e konsumatorëve dhe angazhimin e aktivistëve shoqërorë.
Në raport shënohet se, angazhimet, të cilat i ndërmerr qeveria janë hapi tjetër të përpjekjeve për një menaxhim të hapur dhe plotësojnë masat ekzistuese dhe rezultatet e arritura në përshtatje me të drejtat e Bashkimit Evropian gjatë respektimit të përpiktë të kërkesave për publicitet dhe transparencë të marrëdhënieve shoqërore.
Në sajë të aderimit ndaj nismës globale “Partneritet për menaxhim të hapur” Bullgaria vihet në një mjedis më të gjerë, trans-kontinental për këmbimin dhe aplikimin e parimeve bazë të këtij menaxhimi: transparencë, një pjesëmarrje civile, llogaridhënie dhe një rinim teknologjik. Në këtë mjedis Bullgaria do të mund jo vetëm të fitojë përvojë nga vendet më të përparuara, por do të ketë dhe prioritetin të ndajë në një rreth më të gjerë përvojën e vet aty, ku vet ajo ka arritur suksese dhe praktika të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva