e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e mërkurë, 21 dhjetor 2011 10:00.PD
Radio Bullgaria Shoqëria Folklor

“Murose mjeshtri...” 

© Foto: BGNES

Gur, dhe, dru dhe pak kashtë – ato janë materialet tradicionale, prej të cilëve mjeshtrit ndërtonin shtëpitë bullgare shekuj me radhë. Në llaçin ngandonjëherë ata vënin edhe vezë, krahas rërës dhe gëlqeres së shuar. Kështu muret bëheshin aq të forta, se ngandonjëherë edhe makinat nuk ishin në gjendje ta shkatërrojnë. Kur njeriu shikon veprat e mjeshtërve bullgarë nga koha e Rilindjes si ura dhe shtëpi, vështirë mund ta përfytyrojë, se pjesa dërmuese e ndërtuesve në të kaluarën ishin autodidakt. Shumë prej tyre nuk kuptoheshin asgjë nga plane arkitekturore dhe projekte të ndërtimeve. Ata grumbulluan dituritë nga mjeshtër me përvojë, që u transmetuan atyre sekretet dhe hollësitë e zanatit.

Në disa rajone të vendit edhe më sot mund të shihen shtëpi të ndërtuara me qerpiç – tulla të bëra me dorë dhe të thara në diell. Është një fakt interesant, se kjo teknologji shfrytëzohej deri në mesin e shekullit XX. Edhe më sot ndërtesat e bëra me qerpiç janë në gjendje shumë të mirë. Në të kaluarën një popullaritet kishin ndërtesat e bëra nga një skelet të drunjtë me mbushje dhe suva. Sa të çuditshme të tingëllojë, ndërtesat e këtij lloji ishin të forta dhe të qëndrueshme. Mjeshtërit e lashtë bullgarë zotëronin teknika të ndryshme të ndërtimit. Ata ishin në gjendje të përpunojnë si drurin, ashtu edhe gurin e fortë.

Sipas gojëdhënave, edhe bullgarët e kanë Ikarin e vet. Legjenda tregon, se një sulltan turk përjetoi një fatkeqësi të madhe, nga e cila mezi u shpëtua. Në shenje falënderimi dhe respekti ndaj zotit të vet, ai vendosi të ndërtojë një xhami në Edrene. Kjo ishte periudha, gjatë së cilës Bullgaria ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Që të realizojë këtë ide, sulltani kërkoi mjeshtrin më të njohur dhe më të respektuar të asaj kohe – bullgari Manoll. Shtatë vite me radhë Manolli punonte që të përfundojë xhaminë. Tempulli që ngriti nuk e kishte shokun, ishte tepër i bukur dhe madhështor. Duke u ndarë me mjeshtrin Manoll, sulltani e pyeti, a është në gjendje të ndërtojë një xhami tjetër më e bukur, se sa ajo që sapo përfundoi. Atëherë Manolli, si një mjeshtër i vërtetë iu përgjigj, se njeriu përderisa është gjallë mëson. Prandaj gabimet e bëra në një ndërtesë, nuk mund të përsëriten në ndërtesën tjetër. Ja përse çdo ndërtesë e mëpastajshme bëhet më e bukur, sesa godina e mëparshme. Për këtë përgjigje, që të mos bëjë ndonjë ndërtesë më të bukur sesa kjo xhami, sulltani dha urdhër të burgosin mjeshtrin Manoll në një nga minaret e xhamisë. Mirëpo, mjeshtëri i mençur arriti të punojë një mrekulli – krahë prej druri. Një ditë njerëzit në Edrene shikuan një krijesë e madhe që fluturonte në qiell. Ky ishte mjeshtri Manoll, i cili kthehej në Trakinë amtare. Në sajë të shkathtësisë së duarve të vet mjeshtri arriti të shpëtohet. Edhe më sot në folklorin bullgar mund të dëgjohen shumë legjenda dhe kënga për këtë mjeshtër duarshkathët.

© Foto: bg.wikipedia.org

Ura e Kadinit

Edhe më sot në Bullgari mund të shihen mijëra shtëpi nga koha e Rilindjes, të cilat magjepsin dhe pushtojnë me arkitekturën e vet. Janë të ruajtura edhe ura të ndërtuara para shekujsh, shumica prej të cilave janë impiante që shfrytëzohen edhe më sot. Një krijesë e tillë arkitekturore është ura me emrin Kadin, ndërtuar mbi lumin Struma të Bullgarisë Juglindore. Edhe më sot në të lexohet një mbishkrim në gjuhën turke, e cila zbulon, se ndërtimi i kësaj ure filloi në vitin 1469 dhe përfundoi në vitin 1470. Për këtë urë tregohen disa legjenda. Njëra prej tyre përshkruan përuljen e një turku para guximit, trimërisë dhe bukurisë së një vashe bullgare. Sipas një legjende tjetër, në themelet e kësaj ure u bë fli hija e bashkëshortes së njerit prej mjeshtërve.

Motivi për murosjen e hijes së njeriut ose të njeriut të gjallë është tepër i përhapur në folklorin tradicional bullgar. Shkencëtarët e zbulojnë këtë subjekt edhe në një sërë burimesh të lashta historike të popujve të tjerë. Tepër prekëse dhe tronditëse tingëllon legjenda bullgare për tre vëllezërit, që nisën një ndërtesë të madhe. Të gjithë që ata punuan ditën, natën shkatërrohej. Kështu ditë me radhë. Një ditë ata kujtuan legjendën, se që të jetë e fortë ndërtesa në themelet e saj duhet të muroset një njeri. Atëherë ata vendosën të bëjnë fli hijen e njeriut të parë, që do të kalonte pranë. Këtë vendim ata duhej të mbanin në sekret dhe t’i mos thonë asnjërit. Vëllezërit më të mëdhenj paralajmëruan nuset e tyre, ndërsa më i vogli nuk i tha asgjë gruas së dashur. Dhe nusja e më të voglit, duke synuar të jetë bashkëshorte e mirë, shkoi herët që t’i sjell burrit të dashur ushqimin. Kështu në themelet e ndërtesës murosën hijen e nuses së re. Pak pas kësaj ajo u sëmurë dhe vdiq.

Mjeshtri Ustai Koljo Fiçeto është ndërtuesi më i njohur autodidakt nga koha e Rilindjes Bullgare. Emri i tij i saktë është Nikolla Ivanov Fiçev. Ky ishte një ndërtues unik, arkitekt, njeri me ndjenje të hollë estetike. Ndërtesat e krijuara prej tij edhe më sot e kësaj dite janë kryevepra të vërteta, të cilat nuk e kanë shokun anë e mbanë botës. Ka shumë gojëdhëne popullore, të cilat përhapin lavdinë e tij si profesionist i përsosur. Ka një tregim interesant, që dëshmon për përsosmërinë e ndërtesave të tij. Koljo Fiçeto ndërtoi një urë mbi një greminë, buzë së cilës kishte shkëmbinj tatëpjetë. Njerëzit kishin frikë të kalojnë nëpër urën, që të mos rrëzohet. Që të qetësojë njerëzit mjeshtri u shtri nën urën dhe kështu priti të kalojnë të gjithë. Në këtë mënyrë me jetën e vet Ustai Koljo Fiçeto garantoi veprën e kryer prej tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Folklor

Të gjitha nga rubrika Folklor