Një nga momentet e rëndësishme të çdo feste është tryeza – e pasur, laraman, e mbushur me të gjitha frutat e tokës. Dhe sa më e rëndësishme është festa, aq më speciale janë përgatitjet. Të zgjedhura janë edhe gjellët. Për bullgari është një traditë, që tryeza e Vitit të Ri të jetë shumë e bollshme, sepse festa fillon orët e fundit të vitit që po ik dhe përfundon në orët e para të Vitit të Ri Kalendarik. Një rëndësi të madhe në traditën popullore bullgare ka thupra e zbukuruar thane.
Në traditën popullore bullgare 1 janari lidhet me ritin Surova, Survaki. Emri tjetër i festës është Vasiljovden, Vasilija. Po atë ditë Kisha Ortodokse Bullgare respekton kujtesën e Shën Vasilit të Madh. Praktikat dhe besimet pagane kanë ndikuar mbi kremtimin e kësaj feste. Është zakon, që në trapezën e Vitit të Ri të ketë një bukë me para dhe byrek me kësmete të ndryshme. Zbukurimi plastik i bukës së Vitit të Ri, përsërit ojnat e bukës së Natës së Buzmit. Zakonisht ornamentet janë në formën e frutave, zogjve, luleve, gjetheve, degëzave. Një element i detyrueshëm është kryqi. Zbukurimet bëhen nga gruaja më e moshuar e familjes, ose nga njëra prej nuseve të reja, e cila njihet me aftësinë e vet në zbukurimin e bukëve. Populli e quan këtë akt “shkrimi” i bukëve, dhe kjo nuk është e rastit. Me figurat e vogla të bëra prej brumi dikur, si të thuash, “shkruan” mbi bukën urime për shëndet, bereqet dhe suksese, me shpresën, se Viti i Ri do të jetë më i mirë dhe më i begatshëm, se sa viti, që po ik. Të gjitha ato “shkrime” mbanin në vet veten lutjen drejt fuqive të mira të mbinatyrshme, të mbrojnë mbarë familjen, të mbjellat në fushë, pemët, kafshët shtëpiake. Besohet gjithashtu, se kjo bukë ka forcë magjike të parathotë të ardhmen. Si Natën e Buzmit, ashtu edhe Natën e Shën Vasilit të Madh, të pamartuarit vënin nën jastëkun kafshatën e parë të bukës, që të ëndërrojnë njeriun, me të cilin do të krijojnë vatrën familjare. Në disa vise të Bullgarisë, gruaja, që brumos bukën e Shën Vasilit, shkon në oborr që të prekë pemët frutore. Mbi trungjet e tyre ajo lë nga pak brumë nga buka festive. Ky është një rit i lashtë, i cili fsheh në vet veten besimin, që viti i ardhshëm pemët do të jenë më pjellore.

Shumë nga ritet kushtuar Vitit të Ri janë identike me zakonet e Natës së Buzmit. Tryeza bekohet dhe temjaniset, gjë pas së cilës buka thyhet nga kryefamiljari. Përderisa ndan bukën, burri e mban lartë mbi kokë, që të rritin kallinjtë e grurit lartë e lartë. Është mirë, që paraja e bukës të jetë në copën për kryefamiljarin ose për shtëpinë – kështu mirësia dhe bereqeti nuk do të dalin përjashta dhe do të mbeten në familjen. Nëse kësmeti është në copën e ndonjëri tjetër të familjes, atëherë kryefamiljari mund të blejë paranë. Me më shumë rëndësi është bollëku në tryezën festive. Është mirë, që në të, të ketë gjithçka që lind toka. Gotat gjithnjë duhet të jenë plotë, ndërsa njerëzit të jenë me petka të reja. Besohet, se ashtu siç njeriu e pret ditën e parë të vitit, ashtu do të ecën tërë viti.

Byreku me kësmetet brumoset në mënyra të ndryshme, në varësi të këndit të Bullgarisë. Zakonisht brumi bëhet nga mielli, uji, uthulla dhe pak kripë. Pas kësaj ai ndahet në disa copa, prej të cilave hollohen peta. Një shkathtësi e madhe kërkohet, që të përgatiten të ashtuquajturat peta të tërhequra. Copat e brumit tendosen me gishtërinjtë, kështu që ta shtrihen, që ta zgjaten dhe që ta zgjerohen përderisa formojnë petën e zakonshme të rrumbullakët. Byreku mbushet me djathë, vezë dhe gjalpë. Një zakon është, që në të, të vihen degëza të vogla thane me numër të ndryshëm burbuqesh. Prej këtyre copëza ka për secilin anëtar të familjes, edhe për ata, që për ndonjë shkak nuk janë në trapezën festive. Çdo degëze përmban në vet veten urime të ndryshme – për shëndet, për mirëqenie, për dashuri, për punë, për martesë e kështu me radhë.

Byreku me kësmetet copëtohet orët e para të Vitit të Ri. Prapë kryefamiljari rrotullon tavën tri herë dhe secili merr atë copë, që është para tij. Ky rit ekziston që nga koha më e lashtë. Dikur në orët e para të vitit, niseshin djemtë të quajtur bullgarisht “survakari”. Ndryshe nga kolendarët, që janë burrë të rinj dhe shkojnë shtëpi më shtëpi natën e Lindjes së Krishtit, survakarët janë djem në moshë nga 4 deri në 12 vjet. Të veshur me petka të reja djemtë shkojnë shtëpi më shtëpi me thupra thane të zbukuruara, me të cilat goditin mikpritësit për shëndet dhe bereqet. Për bullgarët thana simbolizon shëndetin, forcën dhe jetëgjatësinë. Besohet, se me ato goditje mbi shpinën transmetohet forca e thanës mbi njeriun. Sa më energjike janë goditjet, aq më i shëndoshë dhe i fortë do të jetë njeriu gjatë vitit. Edhe më sot më 1 janar fëmijët me thupra thane goditin më të moshuarit. Si shpërblim ata marrin ëmbëlsira të ndryshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES