Në qytezën Pomorie buzë bregut të Detit të Zi u zhvillua Festivali i V ndërkombëtar muzikor për njerëz të talentuar me çrregullime, organizuar nga fondacioni “Forca për jetë”. Forumi u realizua me mbështetjen e Agjencisë për njerëzit me të meta pranë Ministrisë së punës dhe politikës sociale, bashkisë Pomorie dhe Qendrës kombëtare për rehabilitim social “Shën Gjergji” në Pomorie. Festivali nuk ka karakter të konkursit. Fitues në të është secili pjesëmarrës që ka kapërcyer problemet e tij dhe ka dalë në skenë për të treguar aftësitë e veta vokale, instrumentale ose koreografike. Emilija Mineva, zëdhënëse e fondacionit “Forca për jetë” na tregoi më shumë për aktivitetin:
“Sivjet jemi të gëzuar, se arritëm të tërheqim shumë njerëz të talentuar – me autoritet më fushën e artit muzikor dhe vokal, gjithashtu edhe në koreografi. Mes nesh ishin persona tashmë të njohur si - Bogdana Petrova – vajza e verbër, e cila fitoi formatin “Bullgaria kërkon talente”, Kristijan Grigorov – Krisi, këtu ishte dhe Orhan Murad. U krijua një atmosferë e papërsëritshme, sepse këta njerëz me talentin e tyre nuk prapsin me asgjë para njerëzve të shëndoshë. Është një fakt i gëzuar, se kemi shumë njerëz, të cilët na ndihmojnë në këtë nismë fisnike.”
Njeri prej pjesëmarrësve në festival ishte Robert Abvrashev, një këngëtar nga qyteti Pleven, i cili ka probleme serioze me të parit, por kjo nuk e ka penguar të marrë pjesë dhe të demonstrojë talentin e vet në një koncert në Krakov. Ja se çfarë tha ai posaçërisht për dëgjuesit e Radio Bullgarisë.
“Gëzohem se jam njeri prej themeluesve të këtij festivali, i cili për mua është njeri prej forumeve më prestigjioze muzikore për njerëz të talentuar me çrregullime fizike. Nga vet fillimi kam marr pjesë me anën e fondacionit “Forca për jetë” në Festivalin e VI në Poloni ku fitova çmimin “Grand prix”, gjithashtu vitin e kaluar fitova në Festivalin e IX ndërkombëtar të arteve në Krakov çmimin e parë. Jam i lumtur, se sivjet mora pjesë në këtë jubile. Shumë janë njerëzit e talentuar me çrregullime në Bullgari dhe unë mendoj, se ata duhet të tregojnë talentin dhe aftësitë e tyre. Para pak kohe jam kthyer nga një turne ndërkombëtar, i realizuar me ndihmën e OKB në mbrojtje të të drejtave të njerëzve me çrregullime, që sipas mendimit tim, është një akt i rëndësishëm ndërkombëtar që këta njerëz të mund të ndihen të barabartë me qytetarët e tjerë të shtetit tonë”.
Ja dhe mendimi e një pjesëmarrëse tjetër – këngëtares Illona Kallçeva.
“Atmosfera ishte e mrekullueshme. Që gjatë përgatitjes për festivalin të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të entuziazmuar. Gjithçka ishte në nivel shumë të lartë. Unë u paraqita me dy këngë – njërën në bullgarisht dhe tjetrën në anglisht. Isha shumë e lutur se pata mundësinë të marrë pjesë në këtë festival”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova