e premte, 24 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e dielë, 5 gusht 2012 10:00.PD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Takime të së dielës 

© Foto: BGNES

Alpinisti i njohur bullgar Dojçin Bojanov

Alpinistët janë një sojë tepër interesant njerëzish. Ata dallohen nga të tjerët me prirjen më të madhe ndaj aventurave dhe përjetimeve ekstreme. Ata nuk mund të jetojnë pa sfidat, të cilat u hedhin atyre shkëmbinjtë tatëpjeta dhe të rrëpirëta. Dhe sikur ata gjithmonë janë të preokupuar nga dëshira e zjarrtë, jo vetëm të qëndrojnë ballëhapur, por edhe të përballojnë ato sfida. Alpinistët e njohur bullgar Dojçin Bojanov dhe Nikollaj Petkov dhe miku i tyre Mihaill Mihajllov, të cilët realizojnë një ekspeditë në Pakistan. Në sajë të ekspeditave të tyre emrat bullgarë – Sofje, Rilla, Levski tashmë ekzistojnë në hartën gjeografike të Pakistanit. Tani tre alpinistët qëndrojnë para sfidës së radhës – të ngjitin disa maje në Pakistan, të cilëve vet ata emëruan gjatë vjeshtës së vitit 2011.

© Foto: arkiv

Gjyshet e Bistricës

Pas kësaj do t’ju tregojmë për grupin e folklorit autentik me emrin Gjyshet e Bistricës, ose bullgarisht Bishtrishkite babi. Këndimi i tyre është tepër origjinal dhe shumë i vjetër, karakteristik për epokën e para Krishtit. Specialistët e caktojnë si një polifoni unike me tri zëra. Ato gjyshe, jo vetëm që ruajnë, por edhe u transmetojnë brezave folklorin më të lashtë bullgar. Grupi folklorik “Bistrishkite Babi” është mbajtës i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, por njohja më e madhe për formacionin ishte regjistrimi i tij në Librin e UNESKO-së “Thesare të gjalla njerëzore” si kryevepër i trashëgimisë jo materiale kulturore të njerëzimit.

Nëse jeni kureshtar të dëgjoni për të gjitha ato – klikoni AUDIO.

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Si jetojmë

Të gjitha nga rubrika Si jetojmë