e dielë, 19 maj 2013 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e hënë, 6 gusht 2012 3:35.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Presion i forcuar i korporatave mbi legjislacionin e Bullgarisë 

© Foto: BTA

Shoqëria reagoi ashpër ndaj Ligjit të Menaxhimit të Pyjeve – mbrojtësit e natyrës dhe qytetarë bllokuan Urën e Shqiponjave në qendrën e Sofjes.
Instituti për Politikë Moderne, i cili vështroi gjendjen e qeverisjes parlamentare në Bullgari në periudhën janar-korrik 2012, arriti në përfundimin se disa përfaqësues të pushtetit dhe të opozitës bashkohen sipas interesit të vet në koalicione të ndryshme. Në raportin e institutit u paraqit një katalog i projektligjeve, të cilat hapur mbrojnë interesa të caktuara të korporatave.

Për këtë dëshmon shembulli i ndryshimit “Vitosha ski” të Ligjit të Menaxhimit të Pyjeve. Ndaj këtij ndryshimi shoqëria reagoi ashpër, duke pasuar një sërë protestash. Presidenti u detyrua të vërë veto, e cila u përkrah më vonë nga Kuvendi Popullor. Derisa opinioni publik u përqendrua në protestat kundër përfitimit të investitorit privat, i cili menaxhon pistat dhe pajisjet të skijimit në malin Vitosha, në Kuvend diskutoheshin tekstet e tjera të lobistëve. Kështu gjatë leximeve të Ligjit të Pyjeve u miratua një ndryshim në favor të kompanive që prodhojnë energji elektrike nga biomasa. Sipas përfaqësuesve të Institutit për Politikë Moderne ky ndryshim prek interesat ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat prodhojnë produkte të ndryshme nga lëndët drusore. Në listën e ndryshimeve të lobistëve bien gjithashtu edhe Ligji i Duhanit, Ligji i Akcizave, Ligji i Tregtisë pa Taksë Doganore, Ligji i Edukimit Fizik dhe Sportiv etj.

“Njëra nga arsyet e presionit të forcuar të korporatave mbi legjislacionin ka të bëjë me krizën e rëndë ekonomike, e cila kufizon burimet publike – thotë z. Borisllav Cekov, drejtor i Institutit për Politikë Moderne. – Automatikisht rriten interesat e korporatave të cilat synojnë t’i realizojnë nëpërmjet këtyre ndryshimeve në legjislacion. Kjo që po ndodh nuk është krejt e re si proces zhvillimi i situatës. Kjo vërehet edhe në vende të tjera.”

Në raport u konstatua se në punën e Kuvendit Popullor mungon transparencë tek emërimet e deputetëve në organet e lartë shtetërorë. Po ashtu u kritikua mungesa e mekanizmave për përputhje të interesave në kuadër të procesit legjislativ. Ekspertët paraqesin edhe vlerësimet pozitive ndaj punës së deputetëve në lidhje me shatë projektligjet në favor të mbrojtjes së drejtave të njeriut.

“Në vend të parë Kuvendi Popullor miratoi një ndryshim në Ligjin e Gjykatës, sipas të cilit çdokush i cili ka kaluar një procedurë të gjatë penale mund të ankohet në Gjykatë dhe brenda një procedure katërmuajsh do të marrë shpërblim nga shteti në vlerë 5 mijë euro – sqaron znj. Zlatka Krësteva, eksperte në Institutin për Politikë Moderne. – Kjo është një masë moderne e mbrojtjes, ku njeriu të cilit i kanë shkelur të drejtat nënshkruan marrëveshje jashtëgjyqësore me Ministrinë e Drejtësisë.”

Ndër ndryshimet në favor të mbrojtjes së drejtave të njeriut Kuvendi Popullor miratoi ai i Konvencionit të OKB-së lidhur me të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. Po ashtu u bënë ndryshime në Ligjin e Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe në Ligjin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në raportin e institutit u paraqit një aktivitet të forcuar tek kontrolli parlamentar. Gjatë gjysmës së parë të vitit ndaj qeverisë janë dërguar 927 pyetje. Aktivistë më të mëdhenjtë u treguan deputetët e së majtës nga Koalicioni për Bullgarinë, pas tyre janë ata të së djathtës nga Koalicioni blu, deputetët e partisë nacionaliste “Ataka”, deputetë të pavarur dhe ata të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Partia në pushtet GERB është e fundit për sa i përket kontrollit parlamentar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com

Të tjera nga rubrika Si jetojmë

Të gjitha nga rubrika Si jetojmë