e shtunë, 26 maj 2012 

Skip Navigation LinksRadio Bullgaria

Search in site

Навигация

botuar e martë, 7 shkurt 2012 3:02.MD
Radio Bullgaria Shoqëria Si jetojmë

Kushtet dimërore në Bullgari shkaktuan vdekje dhe dëme materiale 

Për herë me radhë stuhia dimërore në Bullgari shkaktoi vdekje, derisa institucionet përgjegjëse ishin të papërgatitura që të përballojnë sfidën e klimës. Më 6 shkurt muri i liqenit Ivanovo në rrethin e Haskovos, Bullgari Jugore, u thye. Ujërat që arritën 3 metra shkaktuan dëme të mëdha në disa fshatra në rajon, duke përmbytur fshatin Biser. Sipas statistikës viktimat numërojnë 10. Afro 800 vetë mbetën pa shtëpi, kurse bagëtia e frashtit u gjet nën ujin. Fshatrat janë të bllokuara dhe qasja andej është e vështirësuar. Në lidhje me fatin tragjik të shtetasve bullgarë që humbën jetën në fatkeqësitë natyrore, qeveria shpalli 8 shkurtin Ditë zie kombëtare.

Situata në vend ende është kritike. Në rajonet e prekura shumë njerëz mbetën pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Nga Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Pyjeve dhe Kryqi i Kuq Bullgar siguruan ndërhyrje shpëtimtare. Situata në rrethet Haskovo dhe Kërxhali, Bullgari Jugore, vazhdon të jetë e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Le të kujtojmë që gjatë gushtit të 2005-ës reshjet e dendura të shiut prekën gjysmën e territorit të Bullgarisë, ujërat e tri liqeneve artificiale mbuluan shumë vende dhe mijëra njerëz humbën jetën. Dy vjet më vonë, për shkak të menaxhimit të keq të liqenit artificial, një valë 2 metrash përmbyti qytetin Car Kalojan, Bullgari Verilindore. Kishte 8 viktima dhe një e treta e shtëpive u shkatërrua. Për menaxhimin e liqeneve artificiale në vend përgjigjen institucione të ndryshme dhe ndonjëherë nuk dihet se cila në fakt e mban përgjegjësinë. Ka shumë viktima, kurse dëmet ekonomike numërojnë milionë euro. Fatkeqësi gjithmonë do të ketë. Në duart tona është menaxhimi dhe masat parandaluese. Në Bullgari, sidomos kur bëhet fjalë për liqenet e vogla artificiale, nuk ka menaxhim të mirë. Prej vitesh lumenjtë kalojnë muret e liqeneve dhe shkaktojnë përmbytje.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Foto: BGNES

Dërgo me e-mail

Mbyll

 

recipient1@mail.com;recipient2@mail.com

 

sender@mail.com