Çfarë u nevojitet njerëzve në rrugë gjatë ditëve të ftohta – strehë, miqësi dhe ushqim. Për të pashteruarit kujdesen bashkitë, kisha, Kryqi i Kuq Bullgar dhe organizata joqeveritare. Në vend të parë njerëzit e mbetur në rrugë vendosen në një qendër të situatave kritike. Cilët janë këto njerëz që enden në rrugë, kur temperaturat jashtë janë minus?
Kryesisht në qendër vendosen të moshuar, të cilëve ua kanë vjedhur banesat me dokumente falso, të moshuar, të braktisur nga të afërmit, po ashtu edhe njerëz që kurrë nuk e kanë pasur shtëpinë – sqaron Minka Vlladimirova, drejtoreshe e veprimeve sociale në Bashkinë e Kryeqytetit. – Qendra e situatave kritike për të moshuarit u hap në fund të vitit të kaluar. Ideja i përket Bashkisë së Sofjes dhe financohet nga ajo. Kështu për të pastrehuarit sigurohen ushqim, rroba dhe strehë. Në fillim baza ishte e përshtatshme për 30 vetë. Pastaj i zgjeruam hapësirat e qendrës. Fati i të pashteruarve pasi kanë kaluar 24 orë në qendër ndryshohet. Ne ua gjemë të afërmit e tyre, ndërsa ata që janë vetëm i vendosim në një prej tri qendrave të tjera në kryeqytet, ku qëndrojnë deri në tri muaj. Të tjerët i dërgojmë në spital, sepse janë ngrirë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e përkeqësuar.
Në Sofje numri i të pastrehuarve është i madh në krahasim me vendet e vogla të Bullgarisë. Qendra e situatave kritike dhe qendrat e vendosjes së përkohshme kujdesin sa është e mundshme për të mbeturit pa shtëpi. Të pastrehuarit nuk janë vetëm të moshuar. Mes tyre gjenden edhe punëtorë të sektorit të ndërtimit, të cilët vijnë në Sofje me punë të përkohshme gjatë dimrit. Në këto qendra të vendosurit mund të konsultohen me punonjësit socialë. Njerëzit në rrugë kalojnë natën në stacionet e trenit dhe të metros. Ekipet e “Patronazhit social” të Kryebashkisë i kërkojnë të pastrehuarit madje gjatë fundjavës dhe natës. Ka edhe aktivistë, të cilët sigurojnë ushqim dhe ujë në disa vende të Sofjes.
Bëjmë gjithçka të mundshme që t’i ndihmojnë njerëzit e mbetur pa strehë. Jam në dijeni që edhe në qytetet e tjera të Bullgarisë shërbimet sociale punojnë në këtë lidhje – thotë znj. Vlladimirova.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova